TIRANË-Trafik i rënduar gjatë paradites së sotme në disa akse në qendër të kryeqytetit.
Shkak i qarkullimit të rënduar është bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Trafiku në Tiranë ka qenë i ndikuar nga bllokimi i një aksi të Bulevardit si shkak i protestës së opozitës, por një aktivitet tjetër në kryeqytet ka rënduar më tej trafikun.
Rreth 2 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe 6 mijë të tjerë nga rrethet janë të pranishëm në aktivitet të gatshëm për të thyer rekordin “Guinness Cup Song Albania”.
SIREA FILM në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes synojnë të vendosin një rekord botëror.
Mendohet që në bulevard të jenë 2017 të rinj ndërsa shumë të tjerë do vendosen në dritaret e ministrive.
Aktiviteti në bulevard pranë sheshit “Skënderbej” do të vijojë deri në orën 12:00.

(Aktiviteti i cup song)

(Trafiku i shkaktuar nga bllokimi i bulevardit)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO