TIRANE- Gjashtë vite pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët e viktimave I drejtohen sërish gjykatës për dëmshpërblim.
Padia këtë herë është regjistruar në gjykatën e lartë, ku Uran Deliu së bashku me 5 paditës të tjerë kërkojnë nga Gjykata shpagimin e dëmit pasuror për humbjen e jetës së viktimave në shpërthimin e Gërdecit.
Uran Deliu nga tragjedia e gërdecit ka humbur 6 pjesëtarë mes tyre djalin 4 vjeç, bashkëshorten dhe nënën e tij.
Pala e paditur është Ministria e Mbrojtjes dhe Këshilli i Ministrave, ndërsa ende Gjykata nuk ka caktuar një relator apo datë gjykimi.
Familjarët e Gërdecit kanë ngritur dhe më parë Padi ndaj ish-ministrit Mediu dhe qeverisë Berisha, por këto padi janë rrëzuar nga gjykata.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com