Në fshatin Cingar i Poshtëm në Gramsh ka rënë zia. Dy familje kanë hapur dyert e mortit për t'i dhënë lamtumirën babait, dy djemve dhe nipit të tij.

Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç u mbytën pasditen e 21 korrikut 2023 në liqenin e Hecit të Banjës. Ata kishin shkuar për tu larë. Nga të dhënat paraprake duket që njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur dhe njëri pas tjetrit kanë shkuar për t'i ndihmuar, por nuk kanë mundur dhe kanë tërhequr njëri tjetrin poshtë.

Janë me dhjetra njerëz që shkojnë t'i dhënë lamtumirën . 

 “Është bërë gjëma në fshat. 4 varre me një shtëpi! Gjëmë e madhe” thonë ata të tronditur.

Ngjarja i ka shokuar. E djeshmja ishte tragjedi, pasi banorët e zonës ishin në dijeni se liqeni i Banjës ishte i rrezikshëm dhe atje nuk bëhej plazh por u shqetëson shumë dhe neglizhenca e autoriteteve për të marra masa sigurie të cilat ndoshta dhe mund të kishin parandaluar ngjarjen e rëndë.

Liqeni është shumë i rrezikshëm është i pambrojtur. E patë rrugën. Këtu është bërë skandal me Banjën. E bënë HEC dhe e lanë ashtu.  Nuk ka as roje as gardhe. Duhej të kishin bërë rrethime. Tabela jo, roje jo. Këtu nëse nuk e njeh zonën bie në liqen dhe mbytesh. Ata shkuan të laheshin por nëse rrëzohet aksidentalisht një fëmijë,nuk e shpëton dot’  thonë banorët të cilët po shkojnë drejt familes Zogu për tiu gjendur pranë në këtë gjëmë që u ka rënë .

Edhe shefi i zjarrfikëseve të Gramshit Ilir Llapushi pranoi mbrëmë se liqeni kishte gropa të rrezikshme të cilat ishin krijuar gjatë ndërtimit të HEC të Banjës.

“Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC të Banjës. Kanë marrë dhe për HEC.Kur janë future për tu larë nuk kanë ditur gjë për gropat dhe kanë tërhequr njëri tjetrin" tha dje Llapushi.

Aktivitetet e ndërtimit të HEC të Banjës janë zbatuar në periudhën 2013-2016. Rezervuari ka një sipërfaqe prej rreth 14 km² shtrihet nga diga deri pranë qytetit të Gramshit. Vellimi i përgjithshëm i rezervuarit është rreth 400 milion m³. 

Për Report TV raportoi gazetari Ronaldo Gjoshi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
FOTO/ Këta janë viktimat që humbën jetën tragjikisht në liqenin e Banjës në Gramsh! Babai, dy djemtë dhe nipi u mbytën dje

1690021284_zogugramsh.jpg

Report TV siguron foton e 4 viktimave që humbën jetën dje tragjikisht në liqenin e hidrocentralit të Banjës.
Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç u mbytën pasditen e 21 korrikut 2023.

Ata kishin shkuar për tu larë. Nga të dhënat paraprake duket që njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur dhe njëri pas tjetrit kanë shkuar për t'i ndihmuar, por nuk kanë mundur dhe kanë tërhequr njëri tjetrin poshtë.