Rama-Rrumbullakut: Ke 100 ditë kohë për nxjerrjen e Policisë nga udhëkryqi! Tragjedia në Himarë, situata në det është lëmsh, Njësi Speciale me emrin ‘Jonada’

TIRANË- Ashtu si Gledis Nano edhe pasardhësi i tij, Muhamet Rrumbullaku, i cili u prezantua sot në krye të Policisë së Shtetit, do të ketë 100 ditë kohë për nxjerrjen e Policisë nga udhëkryqi në të cilin është futur. Ultimatumi iu dha nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha qartë se policia duhet të reformohet dhe të vijë në një tjetër stad.

Muaji gusht sipas Ramës ishte njolla e zezë e këtij viti sa i përket ngjarjeve kriminale, duke shënuar një rekord vrasjesh. Rama theksoi se ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë muajit gusht duhet të shërbejnë si një ‘shuplakë’ për Policinë e Shtetit në mënyrë që të ngrihet në këmbë për të pasur një reagim më të fortë ndaj krimit në vend. Ndalur në strukturimin e Policisë Kriminale, Rama tha se duhet të ndaj krimin ordiner nga ai real.

Në mënyrë të veçantë kryeministri u ndal në tragjedinë e Himarës, ku polici Arjan Tase goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia. Rama tha se menaxhimi i detit është një lëmsh i vërtetë, prandaj do të ndërmerret një reformë strukturore për të gjitha institucionet që kanë kompetencat e tyre në det. Kjo reformë do të jetë gati për sezonin e ardhshëm.

“Ka nisur puna për një reformë strukturore i të gjithë ngrehinës institucionale që lidhe me detin, që është një lëmsh që është kthyer në një pengesë reale. 6 ministri dhe 7 institucione kanë kompetencat e tyre në det. Kjo do të marrë fund qysh në sezonin e ardhshme”, tha Rama.

Në shenjë reagimi për tragjedinë e Himarës, Rama tha se do të ngrihet një Njësi Speciale Policore që do të marrë emrin ‘Jonada’, të vogëlushes që mbeti e vrarë në plazhin e Potamit. Edhe kjo Njësi Speciale që do të jetë gati për sezonin e ri veror do të ketë përgjegjësi monitorimin e plazheve dhe mjeteve lundruese nga toka, ajri dhe deti për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Të krijojmë njësi speciale policore, që do ta quajmë “Jonada” dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe nga ajri, me dron për të garantuar siguro të[plotë për pushuesit. Duke imponuar rregullat e lëvizjes së mjeteve ujore pa u rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë përmes ujërave dhe nuk kanë asnjë arsye të shohin polic me sy përsa kohë nuk po cenojnë asgjë.

Nga ana tjetër kryeministri kërkoi dënim maksimal për policin Tase, ku theksoi se nuk ishte hera e parë që ai shkelte ligjin, pasi AMP e kishte çuar më parë në Gjykatë për shkelje ligji por u lirua nga një prokuror i cili tashmë është i shkarkuar nga vettingu. Rama kërkoi nga Policia që të mos tolerohet asnjë efektiv që shkel ligjin ndërsa shtoi se që prej nisjes së punës së AMP, nga janari në qershor, 83 efektivë policie janë vënë nën hetim, ku 29 prej tyre janë lënë në burg.

Edhe ndërtimet pa leje dhe shtesat e pallateve do të jenë në fokus të Qeverisë. Kryeministri denoncoi se edhe pse është si fenomen në rënie, absurditeti vazhdon. Rama tha se ka kate pa leje edhe në Sheshin Skenderbej, madje në Tiranë, me mbrojtjen e një shefi komisariati, edhe një pallat i tërë pa leje. Sipas kryeministrit këto aktivitete të jashtëligjshme do të sekuestrohen ose për qytetarët në nevojë, ose për zyra të administratës.

Kreu i qeverisë e pati një koment edhe për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, të cilën e cilësoi një serial. Rama i kërkoi rezultate konkrete kryepolicit Rrumbullaku, duke thënë se i duhet dhënë fund këtij seriali dhe ti thuhet publikut nëse Martinaj është gjallë apo jo. Nëse ai është gjallë, Rama kërkoi që të çohet pas hekurave. 

Për Ramën, Policia Rrugore nuk duhet të jetë më në rrugë dhe kësaj duhet t’i vij fundi, pasi shpejtësia e mjeteve nuk është e nevojshme të bëhet me sy, pasi monitorimi do të bëhet nga makinat inteligjente. Kryeministri premtoi sërish rritje pagash për policinë ndërsa tha se do të niset nga niveli bazë.  

Takimi i Ramës me drejtuesit e policisë vjen pas reformimit që u bë në këtë dikaster, ku u largua Gledis Nano me argumentin se nuk realizoi objektivat dhe u zëvendësua nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku. Në krye të AMP-së u vendos Ardi Veliu, post që mbahej nga Rrumbullaku. Ndërsa drejtimi i IKMT-së iu dha ish-zv.ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, pas shkarkimit të Ajet Zyberit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Rama i ashpër: Luftë ndërtimeve pa leje, një shef komisariati 'mbron' pallatin 8-katësh! Report Tv mëson se pallati ndodhet në Farkë

I ashpër ishte Kryeministri Edi Rama në takimin me Drejtuesit e Lartë të Policisë edhe për ndërtimet pa leje. Ai u ka bërë thirrje ndërtuesve që të parablejnë ndërtimet pa leje ose t’i dhurojnë ato. Ai tha se ndërtuesit në Tiranë apo kudo tjetër të harrojnë se do të korruptojnë gjyqtarët, pasi nëse e bllokojnë pronën do të shuhen si aktorë ekonomikë.

Rama tha se milionerët ndërtojnë pallate, ndërtojnë kate pa leje, hapen majtas dhe djathtas, duke e dhuruar do të mund ta ligjërojnë pa shkuar ata në ndjekje plenare.  Kryeministri denoncoi se edhe pse është si fenomen në rënie, absurditeti vazhdon. Rama tha se ka kate pa leje edhe në Sheshin Skenderbej, madje në Tiranë, me mbrojtjen e një shefi komisariati, edhe një pallat i tërë pa leje. Report Tv ka mësuar se pallati ndodhet në zonën e Farkës. 

Sipas kryeministrit këto aktivitete të jashtëligjshme do të sekuestrohen ose për qytetarët në nevojë, ose për zyra të administratës.

“Nuk do të ketë kurrë legalizim për katet dhe metrat pa leje. Lartohet para të gjithëve një pallat pa leje dhe nuk i hyn askujt asnjë gjemb në këmbë. Nuk do të ketë asnjë tolerim. Ky operacion asnjëhetrë të mos e imagjinojë më që të ndërtojë një kat pa leje

Nëse këta shkelës milionerë do të përdorin ndonjë gjykatës të korruptuar siç ka ndodhur në disa raste, një gjë është e sigurt ata do bllokojnë veten e tyre në çdo derë të këtij shteti dhe do të shuhen si aktorë ekonomikë, do të kenë pasoja shumë më të rënda, sesa konfiskimi që ja kanë marrë tokës apo qiellit. Boll më ndërto me teorinë, korrupto policin, inspektorët dhe në fund futi një legalizim fitimeve marramendëse në rrugë të paligjshme. Nuk do ketë më kurrë legalizim të kateve me qëllim përfitimi. Shtesat e ndërtuara pa leje vetëm mund të shemben ose konfiskohen në rast se nuk para blihen apo dhurohen. AMP duhet të hapë hetimet për të gjithë punonjësit e Policisë ku janë ndërtuar këto ndërtime pa leje. Del që në Tiranë janë ndërtuar pallate pa leje, dhe natyrisht shefi i komisariatit në atë zonë nuk ka më mundësi te jetë shef Komisariati. Ai palat ose do të shembet ose do të konfiskohet. Ne nuk jemi kujtuar sot, jemi kujtuar që ditën e parë që kemi ardhur në detyrë”, tha Rama.

Ora 16:56
Rama: Askush s’është mbi ligjin, cilido emër që të dalë, do jem 2 fish i gëzuar! Bashkëpunimi me SPAK e SHISH duhet të jetë në nivel tjetër

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ndjekësit me sy për qarkullimin rrugor i ka ardhur fundi, ndërsa ka shtuar se policia rrugore nuk duhet të jetë më nëpër rrugë. Policia strukturale duhet të ndajë krimet reale me ato ordinere theksoi Rama. Kreu i qeverisë u ndal edhe njëherë gjithsecili që ka shkelur ligjin ku tha se cilido emër të dalë do jetë dy fish të gëzuar.

‘Policia rrugore të largohet menjëherë nga rrugët. Do mbyllet përfundimisht epoka e ndjekjes e shpejtësisë me sy. Duhet të largohet nga të gjitha rrugët, akset etj se boll ka punë. Policia kriminale duhet të strukturohet tërësisht dhe duhet ndarë krimet ordinere me krimet reale. Kemi fituar shumë beteja dhe nuk mund të vihen më në pikëpyetje por duhen thelluar ndjeshëm hetimet.

(...)

Bashkëpunimi me agjencitë e tjera, SPAK e SHISH e deri te doganat duhet të jenë në nivel tjetër, unë ua them shumë hapur dhe drejtpërdrejt, kam shumë besim mbase se kurrë më parë, se ky lidership i ri, do të hape shpejt një kapitull të ri ndryshimi dhe arritjes në funksion të ruajtjes së qetësisë publike. Askush nuk është mbi ligjin dhe çka thashë për operacioni me katet e shtesat është shumë i rëndësishëm për të gjithë. Dhe ditën që cilido emër që iniciohet me mua, do të vihet përpara policisë ligjore, do jem 2 fish i gëzuar, cilido emër.

Dhe në policinë e shtetit vlen, si dita me natën ku ishim dhe si nata me ditën në raport me atë ku jemi. Forca përpara drejt pa u lodhur duke e bërë natën ditë që e nesërmja të jetë akoma më e mirë për policinë.’- përfundoi Rama.  

Ora 16:47
Rama-Rrumbullakut: 100 ditë kohë për të dalë nga udhëkryqi! Telefonatave që ju ndërhyjnë mos iu përgjigj

 

Kryeministri Rama i ka dhënë 100 ditë afat, Muhamet Rrumbullakut, që ta nxjerrë policinë nga udhëkryqi ku ndodhet, sipas Ramës.

“Brenda 10 ditëve policia e shtetit duhet të dalë nga ky udhëkryq kur ndodhet. Ashtu si e ka pasur edhe drejtori i mëparshëm mbështetjen e plotë politike e keni. Telefonatave ju keni për detyrë t’i përgjigjeni për kërkesa në telefon nuk keni detyrë t’i përgjigjeni. Nga cilido qoftë. Ditën që unë do ju marr në telefon për të ndërhyrë atëherë keni të drejtë që ta bëni por kjo nuk do të ndodhë”, tha Rama.

Ora 16:30
Rama zbulon shifrat e vrasjeve që prej vitit 2012: Gushti i këtij viti ka qenë befasues! Të shërbejë si ‘shuplakë’ ndaj policisë

 

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij zbuloi edhe shifrat e vrasjeve që kanë ndodhur nga viti 2012 deri tani. Pavarësisht shifrave që ishin në ulje, muaji gusht ishte befasues, nënvizoi kryeministri dhe se duhet marrë shembull dhe të shërbejë si një ‘shuplakë’.

“Në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz dhe krahasimisht gjatë këtyre viteve shifra e vrasjeve është përgjysmuar. Nëse vjet kishim 38 vrasje, sivjet kishim vetëm 30. KY ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vjet, ky është fakt. Kjo nuk do të thotë se vrasjet nuk janë problem, madje janë problem serioz, sidomos kur bëhet fjalë për ngrënien e kokave të llumit të shoqërisë. Po të shohësh tabelën e të dhënave Shqipëria është ngjitur drejt mesatares së të dhënave Europiane, dhe disa nga vendet e BE kanë më shumë vrasje, ndërkohë që disa nga vendet e rajonit kanë më pak se ne. Kur morëm ne detyrën Shqipëria nuk dukej fare, sepse 125 vrasje në vit janë jashtë çdo lloj krahasimi me kuadrin Europian. Por Gushti që na solli dhe këtu ku jemi sot, ishte një befasi alarmuese. Një situatë e rënduar jo vetëm më vrasjet por dhe me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se krahasimisht me vitet e mëparshme, me gjithë vrasjet e Gushtit ky është viti me numrin më të ulët. Por ky Gusht dhe çfarë ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shupklakë, dhe të na ngrejë në këmbë drejt objektivave më ambiciozë për Policinë e Shtetit.

Ora 16:25
Rama: Ka ardhur koha, do rrisim menjëherë pagat në polici, sidomos për nivelin bazë

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rriten pagat në polici, sidomos në nivelin bazë.

“Pagat ka ardhur koha të rritën përsëri dhe do t’i rrisim menjëherë sidomos për nivelin bazë, që do të thotë në thelb se pavarësisht se çfarë thuhet nuk ka pasur kurrë në historinë e policisë së shtetit një raport si ky që ne kemi vendosur me policinë e shtetit. Raport respekti, besimi dhe raport i bazuar te mbështetja e plotë politike e të gjithë drejtëve të përgjithshëm të policisë së shtetit. Ky është fakt.”, tha Rama.

Ora 16:24
Tragjedia në Himarë, Rama: Do ngremë një njësi speciale policore, do ta quajmë Jonada! Do monitorojë mjetet lundruese nga uji, toka e ajri

 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ngrihet një njësi speciale policore që do të quhet Jonada. Kjo njësi do të marrë emrin e vogëlushes që mbeti e vrarë në tragjedinë e Himarës, ku polici e goditi për vdekje me skaf. Rama tha se kjo njësi do të jetë aktive vitin tjetër dhe do të monitorojë plazhet nga uji dhe ajri për të garantuar siguri të plotë për pushuesit.

“Të krijojmë njësi speciale policore, që do ta quajmë jonada dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe nga ajri, me dron për të garantuar siguro të [plotë për pushuesit. Duke imponuar rregullat e lëvizjes së mjeteve ujore pa u rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë përmes ujërave dhe nuk kanë asnjë arsye të shohin polic me sy përsa kohë nuk po cenojnë asgjë. Këtë hall me mjetet e ujit e kanë edhe vendet që kanë shumë vite eksperience në kurriz, por dua të ngre një pyetje, në cilin vend zhvillimi ka ardhur pa sjell me vete edhe dëm e fatkeqësi”, tha Rama.

Ora 16:20
Rama: Situata e menaxhimit të detit, lëmsh i vërtetë! Reformë strukturore ngrehinës institucionale

 

Kryeministri Rama paralajmëroi një reformë të rëndësishme strukturore në ngrehinën institucionale që merren me menaxhimin e detit, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga motorët e ujit.

“Pjesa dërrmuese e policisë që jeton me pasionin e punës i vuan! Ne këtu i vuajmë dhe marrim kosto të pamerituara në këtë rast dhe për këto arsye. Si asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka dalë në asnjë media ndërkombëtare si një vend i pistë, i ndotur nga plehrat! Ashtu sikundër një rrjet i tërë drejtuesish në plazhe u shtri dhe ka pasur plazhe publike të garantuara si në asnjë sezon më parë. Por duhet ta pranojmë sot se zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor dhe ai i turizmit na ka vënë në vështirësi. Është shtuar numri i mjeteve ujore në një Shqipëri që nuk kemi eksperiencën dhe janë bërë gjithnjë e më problematike. Përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur thuajse të gjithë si shkelës rregullash dhe trupat policore nuk kanë qenë në nivelin e duhur, sidomos në detin Jon, ku është edhe afrimi më i madh i motoristëve. Shkarkimi i zinxhirit drejtues ishte i duhuri por nuk mjafton. Ka nisur puna për një reformë strukturore i të gjithë ngrehinës institucionale që lidhe me detin, që është një lëmsh që është kthyer në një pengesë reale. 6 ministri dhe 7 institucione kanë kompetencat e tyre në det. Kjo do të marrë fund qysh në sezonin e ardhshme”, tha Kryeministri.

Ora 16:16
Rama: Që nga fillimi i punës së AMP janë dënuar me burg 29 policë, vite më parë ishte e pamendueshme

 

Që prej nisjes së punës së AMP-së, kryeministri Edi Rama thotë se janë dënuar me burg 29 punonjës policie, 31 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 20 të tjerëve u është ndaluar të ushtrojnë detyrën. Rama tha se Policia e Shtetit po kalon në një tjetër stad, që disa vite më parë ishte e pamendueshme.

“Po ju them diçka që se di askush. Falë angazhimit dhe drejtimit profesional të Agjencisë së Mbikqyrjes nga drejtori i ri i Përgjithshëm i policisë nga janari në qershor janë dënuar me burg 29 punonjës policie, me arrest shtëpie 31 të tjerë dhe 20 të tjerë më masë të ndalimit të detyrës dhe 12 janë ish shefa komisariatesh madje edhe një drejtor. Prerja e druve të shtrembër në rreshtat e gjatë është pjesë e pandashme e rritjes dhe fuqizimit të policisë. Ky është stad tjetër, i pamendueshëm disa vite më parë”, tha Rama.

Ora 16:15
Rama: AMP e kishte dërguar policin që kreu tragjedinë në Himarë për shkelje të ligjit, por Gjykata e riktheu në detyrë

1659624931_Sequence03.00210024.Still033.jpg

Ndalur në tragjedinë e Himarës, Kryeministri Edi Rama tha se polici Arjan Tase që goditi për vdkeje 7 -vjeçaren me skaf, nuk ishte hera e parë që thyente ligjin. Rama tha se AMP e kishte dërguar Tasen në prokurori për ta ndjekur penalisht pasi kishet thyer ligjin, por gjykata e ktheu swrish nw detyrw.

“Ka raste të dhimbshme gjithë këto vite ku policia ka harxhuar kohë, energji, ka rrezikuar edhe jetën për tu hedhur hekurat atyre që gjykata i ka nxjerrë në liri, për të rikthyer të njëjtat krime identike. Është mirë ta dinë të gjithë se edhe ai i paudhi i Himarës nuk duhet të ishte në Policinë e Shtetit jo për atë që bëri por sepse AMP e pati çuar në prokurori për tu ndjekur penalisht në shkelje të ligjit, Gjykata e rikthen në detyrë, dhe një prokuror që mori atë që meritonte u shkarkua nga vettingu, ia mbylli përfundimisht çështjen, dhe e pafajësoi duke e rifutur në trupën policore, që nuk ka se çfarë bën tjetër veçse të hapë derën kur tjetri del si dhunues i ligjit dhe rikthehet si i pastër dhe i pafajshëm nga njerëzit e ligjit.

Këto nuk janë justifikime, këto janë fakte, këto janë skandale të cilat policia i vuan, pjesa dërrmuese e Policisë që jeton me profesionin dhe pasionin e punës i vuan. Ne këtu qoftë Drejtuesi i radhës i Ministrisë së Brendshme apo unë i vuajmë dhe marrim kosto të pamerituar në këtë rast dhe për këto arsye. Ne u angazhuam si asnjëherë më përpara edhe për shkak të eksperiencës që ky të ishte sezoni turistik më i miri dhe më i sigurti dhe nga Velipoja në Sarandë falë angazhimit maksimal të ministrisë s Turizmit dhe Bashkive kemi një bregdet me një pastërti si asnjëherë më parë”, tha Rama.

Ora 16:08
Rama: Të paudhët nuk janë shëmbëlltyrë e policisë, por jashtëqitje! Hovi i tyre muajt e fundit të marrë fund

 

Kryeministri Rama, duke nënvizuar edhe një herë dhimbjen për ngjarjen e rëndë të Himarës ku u vra një vogëlushe, tha se të paudhët kanë marrë një hov kohët e fundit në polici, paudhësi e cila do të marrë fund.

“Natyrisht që nuk isha dakord me opinionin e tyre që vogëlushen e vrau shteti por ndaj me ta dhimbjen dhe disa nga psetë e ngjarjes dhe revoltën. Udhëkryqin që ndodhet policia muajt e fundit dhe nga aftësia që ka policia për ta kapërcyer këtë udhëkryq. Ai ishte ai individ i paudhë shëmbëlltyra e sotme e policisë së shtetit? Nga kjo pyetje dhe përgjigja e saj vazhdon në 2 rrugë të ndryshme dhe paralele pastaj përgjigja. Unë mendoj që jo. As ai që unë shpresoj të marrë dënimin ekstrem, as individë të tjerë, nuk janë shëmbëlltyra e policisë. Ata janë jashtëqitje e këtij organizmi që është në transformim. Në muajt e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësitë në policinë e shtetit, paudhësi që duhen ndërprerë sa më parë me forcën e ligjit dhe disiplinë ushtarake”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 08/09/2022 07:04

    Me kete surrat qe ka Met Rrumbullaku,jo per 100 dite,por per 100 vjet s'di cfare te bejë.Problemi eshte se Meti eshte shume katunar,old style.

    Përgjigju
    • shoku benit: 08/09/2022 09:50

      Drejt.

  • Ligji: 08/09/2022 04:48

    E pabesueshme! Deri me sot mendoja se rekordin e lajthitjeve ligjore e mbante Sala I ne idiotsirat qe kepuste 92-96. Por ky dallkauku sot ne dy fjali, tre i ka shkelje ligjore madje edhe kushtetuese. Psh, Kryeministri nuk ka asnje tager ndaj Drejtorit te Policise. Kuptohet, ne baze te Kushtetutes dhe ligjit organik. Keshilli i Ministrave, po. Le pa i ve "afat"! Zot i madh ku e ke trashesine. Denglat me llafe jane pa vlere. Nese Kshilli Ministrave nxjerr vendim per ti vene nje afat nje xy prioriteti strategjik atehere edhe Kryeministri, ne cilesine e perfaqesuesit, nxjerr urdher konkret. Se urdhribeshte forma e aktit qe nxjerr dallkauku jo llafet e pazarit. Po me e rende eshte kur thote "te krijojme njesi speciale"!!! Komplet dylber. Po dru fare. Veprimtaria e Policise sipas ligjes eshte kembore e drejtorit te saj. E paska marre Rama si duket dhe Metit dobti bere nje zilke biciklete....nga ato te Cucit. Se fundmi, opo u lodh bota dhe vete partneret strategjike (jo ata qe marrin toka nga Rama ne riviere) qe policia te jete jashte FA ne germe dhe fryme. Po ja qe ste le frymeriu Rama, me disiplline ushtarake, thote. Pra, bravobse ja more me ne fund Sales vendin e pare per injorance por me teprer shkerdhatoarrogance ligjore.

    Përgjigju
  • Iris: 08/09/2022 02:07

    Rama kujton se krimi e korrupsioni luftohen po aq lehte sa'c ngrihet nje kulle! 100 dite! Seriozisht e keni o z.Rama?! Edhe Ane Bolienes i lane 1000 dite perpara se t'i prisnin koken.Behuni realiste te pakten.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/09/2022 23:37

    Nje oficer policie ne Los Angeles meet me pak se nje punetor ne bashki. Ne Shqiperi pagat e policise duhet te jene ne te njejtin nivel me ato te drejtesise se te. Cdo asset kriminal qe konfiskohet duhet te shkoje per policine.Taksa e Televizionit shqiptar mund te kalohet ne buxhetin e ministrise se Rendit.Polici blihet me para nga krimi se rrogat Lene per te deshiruar.Mos te themi per nivelin e pregatitjes se policise qe len per te deshiruar.

    Përgjigju
  • Surreli: 07/09/2022 22:04

    O "Noltmadhnia juj" Rama II mos bo si indinjum për "humjen"e Vis Martinit se komshi e ke në katunin tonë Surrel. Ti duhet ta dish mir se ka 2 vila rreth teje e besoj se tka informu shërbimet përkatëse se kë ke komshi. Gjithsesi o "Noltmadhëni" Visi o gjall ene si kokrra mollës. Tfala ju bo nga nji ven ku ti ke miq pa fun. Lejeni Visin të menoj të zgjidhi hallet e veta e mos e përmen mo o zorraxhi

    Përgjigju
  • shoku: 07/09/2022 21:52

    Rrumbullaku ka ne detyre qe ne kohen e Ramiz Alise dhe si ne prag pensioni qe eshte do bej cdo gje do ti kerkohet nga Rama.

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/09/2022 21:49

    Mos i bini ne qafe kesaj qeverie, ka 10 vite ne pushtet qe po mundohet te beje shtet… Le tja japim dhe 15 vite tjera se mbase dicka do behet me mire.

    Përgjigju
  • Meti: 07/09/2022 20:29

    Nuk duhet harruar qe Met Rrumbullaku eshte nje nga 4 shefat policise se Sali Berishes qe me 26 maj 1996 kryen masakren ndaj zgjedhjeve dhe ndaj opozites. Eshte i denuar nga OSBE -ja dhe duhej te ishte larguar nga rradhet e policise. Pra polic politik dhe kur them kete eshte dhe jo i zoti profesionalishte. Venia e tij nga Rama me zhurme eshte si larja e “m… me urine. Asnje shprese pasi ky( Meti) vjen te mbuloj cfar ish Dr. Nano kishte zbuluar dhe ndare me parteneret.

    Përgjigju
  • Veting: 07/09/2022 20:25

    Veting në parlament dhe polici edhe shqiperia bëhet super për 3 vjet pastaj

    Përgjigju
    • Or tej: 08/09/2022 07:39

      Ky vend ka nevoje per veting edhe popullit.

  • Askushi: 07/09/2022 19:56

    Shumë byrek nga e majta dhe ca sufllaqe nga e djathta lexoj sot.

    Përgjigju
  • Marjo: 07/09/2022 19:54

    Nje levizje e duhur ne rradhet e policise, jam i sigurte qe eshte vendimi i duhur.

    Përgjigju
  • Jonis: 07/09/2022 19:53

    Shume mire qe po behen gjerat e qarta qe ne fillim te detyres!

    Përgjigju
  • mira: 07/09/2022 18:29

    suksese zotit rrumbullaku me detyren e tij te re

    Përgjigju
  • ornela: 07/09/2022 18:28

    rama ka marre masat e duhura per situaten

    Përgjigju
  • Fatma: 07/09/2022 18:25

    Shume suksese ne rolin e ri qe ka marr zoti rrumbullaku. Eshte veshtire por kam besim se do te arrije e do te kete shume sukses ne punen e tij

    Përgjigju
  • Joni: 07/09/2022 18:23

    Si ka qene policia me perpara e si eshte tani. Nje ndryshim drastik per mire. E gjithe kjo ka ardhur fale punes suaj

    Përgjigju
    • O patate: 08/09/2022 01:50

      O SUFLLAQE policia ma para ka qenë me z. Rumullaku e tani eshte prap me z.rumullaku. apo e ke te vështir me e kuptu... ça ban z.edi roma...

  • REMOS: 07/09/2022 18:05

    Me cv-ne qe ka Rrumbullaku duhet te jemi te qete po gjithsesi mund te kete lloj lloj problemesh gjithsesi vetem suksese i uroj

    Përgjigju
  • Enion: 07/09/2022 18:04

    Ska gjo me tmir se presioni hahahaha ma mer menja qe me mir ka per ta bo ky i riu suksese

    Përgjigju
  • Albi: 07/09/2022 18:03

    Si ne dete si ne mal si ne fushe,nje mute ashte ba shqipnija

    Përgjigju
  • Alb 2: 07/09/2022 18:02

    Po ja pra kush e ka fajin, he ma thoni ju mua. Po drejtesia pra e ka kush e ka une? E kuptojme qe kane nisur nga 0 ne mos nga minus, po gjithsesi duhet te reagojne se eshte pa kuptim dhe keshtu. Sinqerisht nuk ka me kuptim shtet pa gjykata, u derrmuam.

    Përgjigju
  • Kledi: 07/09/2022 17:55

    Si gjithmone teper i vemendshem ndaj cdo situate … te gjith tmarrin denimin e duhur dhe rrugetimi tani e pas te jet pozitiv

    Përgjigju
  • Ismail: 07/09/2022 17:49

    Suksese rrumbullakit! Urojme te kemi vec lajme tmira larg negativeve

    Përgjigju
  • Dylber: 07/09/2022 17:26

    Drejtues i ri Rrumbullaku, me lot. Shih si rrin para padronit, ah po, polici jo politike na thanë.

    Përgjigju
  • Hako: 07/09/2022 17:23

    Si opozitar Edi Rama eshte mjaft i afte.

    Përgjigju
    • Vl vl: 08/09/2022 01:37

      Hahaahha e drejte

    • Kapedani: 07/09/2022 18:10

      Komenti me brilant.

  • Kasem: 07/09/2022 17:21

    Zoti Kryeminister por a ju genjejne me statistika po pranoni te genjeheni, policia ka vajtur ne gjendje te mjerueshme keto dy vitet e fundit, pagat jane skandaloze ku nje polic merr 20 mije leke te vjetra ne dite ndersa nje puntor llaçi nuk te vjen pan30-40 mije leke dita, pagat nuk jane rritur qysh nga viti 2014 ne polici, gradat e rolit baze jane ne nje nivel kur ligji ka dy vjet qe ka hyre ne fuqi me tre nivele dhe nuk zbatohet, oret shtese jashte orarit te punes paguhen vetem 16 ore ne muaj kur bejne nga 40-50 ore me teper, lejet nuk paguhen, shperblimet jane hequr, mjete policia nuk ka por me e forta edhe per ato komisariate qe kane mjete skane limit karburanti e rrijne fikur apo ne qendra qytetesh, zonat rulare skane sherbim patrulle se ska nafte, uniformat e reja jane cope cope kur leviz nga nje sektor ne tjetrin ske uniforne perkatese, niveli pagave eshte pertoke nje oficer merr leke me pak sa nje polic patrulle dhe nje polic patrulle merr leke me shume se nje inspektor zone dhe agjent krimesh kur kta me detyre jane me lart e jame baza e policise. Ka me mijera probleme se nuk eshte vetem paga por edhe kushtet e punes. Ka nje komisariat te tere ne shqiperine e mesme qe nuk ka komunikim me radio prej vitesh por vetem me telefona e lere me kompjuterat e te tjera. Pagesa pwr distancen e punes nuk ka filluar dhe pagese per ushqimet ditore nje bak nuk jepet kur i takon me ligj. Kaq per sot por ka mijera probleme.

    Përgjigju
    • punteori llacit: 07/09/2022 19:21

      nje punetor llaci merr sot 30 mije lek dita por i del shpirti ne pune, ne diell, ne bore duke punuar ne kompani private qe i trajtojne si skllever. policet nga ana tjeter jan vecse njerez injorante me barke qe sdine as te komunikojne, qe nuk bejne asgje tjeter pervecse shohin interesin e tyre duke pritur ndonje shperblim nga nje kriminel ose ndonje dreke pas presionit qe i bejne dikujt. ja pse o mik per nuk paguhen policet,llumi i kesaj shoqerie dhe ti e din shume mire qe kto jane fjale te verteta. nuk e vej ne diskutim qe nuk jane te gjithe njesoj, por e sigurt qe 95% e policeve kane mardhenie me kriminelet, i trajtojne si heronj si shembull per tu marre parasysh dhe perbuzin me neveri njerzit e thjesht. ti vije turp bythlepiresve, me mire punetor llaci me nder e pasterti.

  • UKU MOMLIT: 07/09/2022 17:18

    Politika e kryesociopatit shqiptar ngjan si dy pika uji me politiken e Turqve te Rinj/Xhon Turqit ne fillimet e shekullit XX,pra ketu e para nje shekulli me parrullen: HYRRJET SHASHËRDI MILET.Pika qe ste bie moj shoqia Nafie......hahahahahaha

    Përgjigju
  • Keno: 07/09/2022 17:14

    Haha. Hajde show hajde. Ja kane vene Rrumbullakut koqet ne mors e po ja shtrengojne.

    Përgjigju
    • or mej: 07/09/2022 19:27

      morsa eshte pajisje qe punon ne nje aks, pra kap gjithsej 2 faqe te boleve sferike. sipas analizes se rakut, mendojme se bolet do marrin forme cilindrike. ju faleminderit per mirekuptimin.

    • Or tej: 07/09/2022 18:08

      Po ja shtrengove rrumbullakut do i behen katrore.

  • Polici: 07/09/2022 17:12

    Kjo eshte me e mira e mundshme per te kujtuar engjellushken e vogel Jonada qe ju pre jeta ne mes nga nje efektiv policie i papergjegjshem Ju lumte per kete nisme qe keni marre.

    Përgjigju
  • Bakiu: 07/09/2022 17:06

    Zoti Kryeminister po zhduki keta drejtor te policive ne rethe se jane te gjithe te ikriminuar dashur apo pa dashur qe nga vlora fieri elbasani dursi shkodra sidomos vlora e dursi qe jane qytetet me te rezikshme jane ne vlore sa te vrare i di policia prekuroria e si kapin se rine bashke u marin leket pengmares e shume te tjejre ju lutem jam nje prind qe me vine turp kur degjoj se si vriten gjithe ata te rinje

    Përgjigju
  • Gerti: 07/09/2022 17:05

    Vazdhoni njejte me reformat dhe ndryshimet ne policin e shtetit se eshte nje ndime e madhe per shtetin

    Përgjigju
  • fredi: 07/09/2022 17:05

    KEni bere pune te mir ne policin e shtetit se kan ikur te gjithe banditad qe kan qen ne te.

    Përgjigju
  • Aldi: 07/09/2022 16:48

    Policet duhet te jene te afte ne punen e tyre

    Përgjigju
  • Igli: 07/09/2022 16:47

    Te mos vendosen ne detyre police te paafte

    Përgjigju
  • kujtimi ciftelia: 07/09/2022 16:42

    po turp nuk te skuqet ky njeri ky rrumbullaku eshte nje nga ata vete ky i quajti grupi ciftelia e pas 9 vite u kthye ti lepije sa vjet e ka drejtuar agjensine e mbikqyrjes policore e ke polic ka penalizuar per lidhje me krimin e organizuar po si nuk ke turp mor bure qe te ngeli ora e ard veliu po pas emerimit te tij drejtor te mbiqures policore kush punonjes do bashkepunoje me kete agjensi apo si gjithmone korupsionin e bejne policet

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/09/2022 16:41

    O Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar, mjaft më se e qelbe Shqipërin me armiqët e këti vendi të bekuar !

    Përgjigju
  • Kristi: 07/09/2022 16:40

    Ju uroj suksese drejtuesve te rinj dhe te ken kujdes ne punen e tyre

    Përgjigju
  • Bora: 07/09/2022 16:39

    Shpresoj kta drejtuesit e rinj te marrin masa te dhe te bej punen e duhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Bashkimi Evropian merr vendimin për të hequr dorë nga nafta ruse

Bashkimi Evropian merr vendimin për të hequr dorë nga nafta ruse