
Kapiteni i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka mbetur jashtë formacionit për ndeshjen me Zvicrën që nis sot në 20:00. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte titullar në tre ndeshjet e grupeve, duke gjetur edhe një herë golin në këtë Kupë Bote.
Ai ulet në stol në një ndeshje kryesore për herë të parë që nga viti 2008, kur u la përsëri jashtë formacionit kundër Zvicrës në Kampionatin Evropian. Në këtë mënyrë prishet seria e Cristiano Ronaldos prej 31 ndeshjesh radhazi në të cilat ai e niste nga minuta e parë për Portugalinë.
Lajmi kryesor:
KATAR 2022/ Portugalia 'çmonton' Zvicrën dhe gjen Marokun në çerekfinale! Xhaka dhe Shaqiri në hije, Ronaldo në stol (VIDEO)










