Transformohen Kendall dhe Gigi
shoqet 'marin hijen e njëra tjetrës'

Transformohen Kendall dhe Gigi<br />shoqet 'marin hijen e njëra tjetrës'
Kur dy shoqe kalojnë shumë kohë bashkë, dëgjojmë shpesh të thuhet: Kanë marrë hijen e njëra-tjetrës. Diçka e ngjashme ka ndodhur me dyshen KenGi (Kendall dhe Gigi) gjatë prezantimit të koleksionit vjeshtë 2016 Balmain. 

Dy emrat e rinj, por shumë të përfolur të pasarelave njihen për tiparet identifikuese, Kendall për flokët brune dhe Gigi bjondja tipike kaliforniane. Por këtë herë dy shoqet duket se kishin ndërruar rolet. Stilisti i flokëve, Sam McKnight ktheu bjondet në brune dhe anasjelltas duke përdorur paruket e reja Balmain dhe këtij transformimi nuk i shpëtuan as dy shoqet.

Vec tyre, edhe Rosie Huntington-Whiteley, Lily Donaldson, Alessandra Ambrosio, Devon Windsor apo Karlie Kloss, iu nënshtruan një transformimi të ngjashëm.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

41/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)