Tregjet vijojnë të jenë zonat problematike, pasi janë shkaktarët kryesor për grumbullimin e njerëzve. Situata në Fier, vijon të mbetet problematike, edhe pse renditet e dyta pas Tiranës, për numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Në treg edhe ditën e sotme ka pasur grumbullim të njerëzve, që nuk ruajnë distancën, pa maska dhe pa doreza. Në një supermarket dezinfekton duart të gjithë klientët që hyjnë, por nuk ruhet distanca es tyre.
Lezha është ndërgjegjësuar, pas konfirmimit të rastit të parë ditën e djeshme. Qytetarët kanë shmangur grumbullimet e njerëzve dhe respektojnë masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Në Lushnje, zonat e banuara janë dezinfektuar.
Në linjat e urbaneve, që tashmë udhëton personeli mjekësor është parë mbipopullim dhe njerëz që rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, ndërsa edhe në orarin e lejuar për të lëvizur, njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar plotësisht për të mbajtur distancën me njëri tjetrin dhe për të dalë për nevojat e domosdoshme dhe jo për xhiro.
Ulja e temperaturave ka sjellë edhe ulje të qarkullimit të këmbësorëve. Ditën e sotme ka pasur një numër më të reduktuar se një ditë më parë. Ka pasur radhë të vogla në sportelet e Ujësjellësit dhe të bankave të nivelit të dytë, por respektohet distanca.
Përfshirja e Lezhës në hartën e zonave të prekura nga koronavirusi, duke se i ka frikësuar qytetarët. Ndërgjegjësimi i tyre është më i madh për zbatimin e rregullave të përcaktuara. Në qytet nuk shihen lëvizje të grupuara dhe te njësitë e tregtimit dhe të shërbimit, qytetarët mbajnë distancën nga njëri-tjetri.
Qyteti i Fierit vijon të jetë problematik, specifikisht në tregje. Edhe pse ai renditet i dyti, pas Tiranës për numrin e lartë të rasteve, kjo nuk i ka trembur qytetarët të cilët vijojnë të grumbullohen në treg për të blerë fruta-perime pas masa mbrojtëse, as doreza dhe as maska. Nga ana tjetër, një supermarket ka vendosur një person i cili u dezinfekton duart të gjithëve me alkool, por nuk ruhet mjaftueshëm distanca.
Qyteti i Lushnjes ka vijuar dezinfektimin e hapësirave publike. Ditën e sotme janë dezinfektuar hapësirat e blloqeve të pallateve pranë Komisariatit dhe dy kopshte. Sipas një grafiku të hartuar nga Bashkia, dezinfektimi bëhet çdo dy ditë.
Shume njerze neper rruge...,nuk mund te dilet ç'do dite per te bler nji tufe qepe e nji tufe sallate,duhet te mesohemi te psonisim nji here,o dy here ne jave,frigorifer kemi thuajse te gjithe ne shtepi,per te mbajtur ushqimet qe nuk i rezistojne temperatures se ambjentit,jemi ne lufte me nji armik te padukshem,na kerkohet te rrim ne shtepi ,ulur ne divan.Gjysherve tan i eshte kerkuar te kapnin armet,te dilnin maleve per te luftuar armikun,te veshur keq,te zbathur,te pa ngren,te pa pir,ne te ftoht e ne te nxeht.RRINI NE SHTEPI.
Përgjigju