Për të gjithë të pasionuarit pas udhëtimeve të gjata zgjidhja shpesh është gjendur në furgonat e lënë thuajse jashtë përdorimit.
Ato janë kthyer në ‘shtëpi’ të vërteta udhëtimi duke i dhuruar gjithë familjes një eksperiencë të paharrueshme.
Mijëra aventurierë nga e gjithë bota, kanë shpërndarë fotografitë fantastike të ndryshimit të bërë në mediat sociale, tregojnë se si i kanë rregulluar automjetet me pamjet e shtretërve, sipërfaqeve të kuzhinës dhe bimëve të varura, para se t'i marrin ato në udhëtimet që do të bëjnë nëpër botë.
“Agjencia e Liçensimit të Shoferëve dhe Automjeteve” zbuloi se një numër i madh pronarësh kanë aplikuar për t'i ridizenjuar automjetet si hapësira jetese në 12 muajt e fundit, një rritje e dy të tretave në vetëm dy vjet.