Tritoli në banesën e Dukajve, fqinjët të tmerruar nga shpërthimi për Report Tv: Dëme të shumta, s’kemi lekë t’i rregullojmë! U shurdhova nga njëri vesh

 

Një çift bashkëshortësh pensionistë të cilët e kanë shtëpinë ngjitur me banesën e Muhamed Dukës ku ndodhi shpërthimi janë prononcuar për mediat. Ata shprehen se shpërthimi ishte aq i madh sa fillimisht kujtuan se ishte tërmet, por më pas banesa e tyre u mbush nga tymi. I moshuari u shpreh se pati dëmtime nga njëri vesh dhe se dëmet janë të shumta dhe se të dy nuk kanë mundësi t’i rikuperojnë.

‘Në orën 2 e gjysmë u ngrita shkova në tualet dhe në orën 3 pa njëzet ndodhi shpërthimi.

Sa ndodhi shpërthimi u mbytëm, shkova në tualet volla dhe u shurdhova nga njëri vesh. I bëj thirrje shtetit, ç’kusur kam unë? Unë jam pensionist, ai (Muhamed Duka) ka 4 vjet që ka ikur nga shtëpia. Djalin e madh ja kapën në Belgjikë. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, janë thyer xhamat, dyert. Dera ime bën një million ku ti gjej lekët unë?

Unë do rri te dera tani.”- tha fqinji.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema u ngjit edhe brenda banesës së fqinjëve të Mehmed Dukës, e cila tregoi dëmet në banesë dhe se ishin trembur shumë.

"Menduam se ishim termet, ishte mbushur shtëpia plot me tym. Ne nuk pamë gjë, ne s’na hapej as dera erdhi policia në orën 7 e hapëm derën. Burrit iu bllokua nga veshi shkoi në spital. Ata nuk banojnë aty kanë 4 vite, për arsyet e tyre, ne nuk i dimë.

Në shtëpi s’ka njeri fare, s’kam parë lëvizje asnjëherë. Ne jemi dy pensionistë, shyqyr që nuk pata nipërit në shtëpi. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, copë copë na u bë shtëpia. A mund ta bëj dot derën e re unë me pensionet që kemi?”- tha fqinja.

Edhe një banor në një kat më lart tregoi dëmet e shkaktuara si pasojë e shpërthimit me tritol në banesën e tij.

“Shpërthimi ishte shumë i fortë. Nuk i njihnim se jemi me qira.”- tha një banor tjetër.

Si pasojë e shpërthimit, nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.


Lajmi kryesor:

Paralajmërim për 'Klanin Duka'? Tritol në shtëpinë e babait të Leonard Dukës, armikut të betuar të Ervis Martinajt! Në banesë nuk jetonte askush


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika