Trojet arbërore në shekuj
ekspozita e PS në Bruksel

Trojet arbërore në shekuj <br />ekspozita e PS në Bruksel
BRUKSEL - Ekspozita "Euro-Albanian Contacts" organizuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë në ambientet e Parlamentit Evropian është hapur sot pasdite në Bruksel.

Kuratorët e ekspozitës, Artan Shkreli dhe Artan Lame, shprehen se kjo "është ekspozita e parë e këtij lloji që paraqet hartografinë e trojeve arbërore në shekuj."

Kjo ekspozitë paraqet rreth 50 harta të trojeve arbërore të një harku kohor prej 17 shekujsh. Pjesa më e madhe e këtyre hartave shfaqen për herë të parë në një ekspozitë dhe në javët e ardhshme do të ekspozohen edhe në Shqipëri. Gjithashtu, në këtë ekspozitë do të shfaqen edhe rreth 100 botime evropiane që flasin për Shqipërinë, turizmin dhe kulturën shqiptare.

eskpozita ps bruksel harta trojet arberore

Ekspozita Euro-Albanian Contacts është çelur fillimisht në Bruksel, me qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në Evropë në përvjetorin e 100 të pavarësisë së Shqipërisë.

Të mërkurën, zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian Miguel Angel Martinez do të shpalle zyrtarisht të hapur ekspozitën në një ceremoni të posaçme ku do të marrë pjesë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?