Tropojë, sherr mes dy barinjve për kullotat, vritet me automatik i riu

Tropojë, sherr mes dy barinjve për kullotat, vritet me automatik i riu

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një 25-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri. Policia njofton se viktimë është shtetasi R. A., i cili është vrarë nga 23-vjeçari S. R., teksa po kulloste bagëtitë. Pak orë pas krimit, policia ka arrestuar autorin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luzhë, ku pas një konflikti mes dy të rinjve që po kullosnin bagëtitë, 23-vjeçari ka marrë automatikun dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij. Report Tv mësoi se shkak i sherrit mes dy të rinjve kanë qenë pronat dhe bagëtitë, ku 23-vjeçari sapo ka vrarë shokun ja ka mbathur, duke u fshehur në mal.

Informacion paraprak
Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viçidoli Dixhital: 06/04/2018 22:50

    Hej ju lumte pushka bre burra.Tropoja kaa me ken e cubave.

    Përgjigju
  • kunji: 06/04/2018 22:17

    PUNE MALOKESH,AUTOMATIKU ESHTE MJETI I KOMUNIKIMIT.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm