Tuna flet për lindjen çezariane të
djalit: Si më dështoi 'plani' i lindjes

Tuna flet për lindjen çezariane të<br />djalit: Si më dështoi 'plani' i lindjes<br>
Këngëtarja Altuna Sejdini, e njohur me emrin Tuna, ka ndarë dje në Instagram një set të bukur fotografik së bashku me të birin, të voglin Tian. Foto të mrekullueshme të realizuara nga fotografi Norik Uka, nëpërmjet të cilave Tuna ka ndarë për herë të parë edhe historinë e lindjes së djalit të saj me metodën çezariane.

Ndonëse kishte planifikuar ta filmonte me kamër momenti, për të dokumentuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj, Tuna tregon se gjithçka kishte ndodhur papritur dhe ishte detyruar ti nënshtrohej ndërhyrjes, e cila i “prishi” planet.

Këngëtarja tregon se për të ka qenë e vështirë, por shton se “asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene.
Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite.”.

Shkrimi i plotë i Këngëtares:
Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen jam e bindur qe shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi “plani i lindjes”.

Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane, strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi, per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time (Daaah ofc I ëould do that), hypno – birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj! Kishim pergatitur gjithqka per nje moment si ky – Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve me provokime ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës dhe perfundova me lindje Cezariane emergjente.
Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur.

Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha. Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare…
Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie (me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese) – andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe te flas me foto dhe pak fjale.

Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do t’a perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar… Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille (une isha kembengulese & me fat dhe ia dola). Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene.
Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite. Cheers to that!

[gallery]24734[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt