Turizmi bregdetar, gazetarët për 'Repolitix' nga Saranda dhe Vlora: Ka rritje të çmimeve! Në Durrës s’ndikon xhepat e qytetarëve

Sulm të organizuar i cilësoi kreu i qeverisë Edi Rama lajmet sipas tij të rreme që po përhapen për turizmin në vend, dhe për këtë, ai tha se strukturat kibernetike janë vënë në lëvizje. Në emisionin ‘Reporlitix’ në Report Tv u diskutua në lidhje me problematikat e turizmit bregdetar dhe rritjen e çmimeve.

Në Sarandë, i cili mbetet një nga qytete më të frekuentuara nga turistët ka një tendencë në rënie të turistëve familjarë, ndërkohë që pritshmëritë këtë vit ishin shumë më të larta. Po ashtu sipas gazetarit Limos Didani, ka edhe një rritje çmimesh.

‘Ka rritje çmimesh në plazhe e pajustfikueshme. Ky është shqetësim që e shprehin edhe operatorët turistikë. Pronarët e hoteleve nuk kanë akses ne plazhe. Klientët duhet të paguajnë edhe për shezlone. Ky shihet si paradoks nga pronarët e hoteleve.’- tha gazetari.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Gazetari Armand Xhelili tha se turistët ankohen për çmimet e larta. Krahasuar me një vit më parë në të njëjtën periudhë, sipas gazetarit ka një numër më të vogël të turistëve.

Në Durrës situata paraqitet më e qëndrueshme. Gazetari Artur Korriku, thotë se nuk ka rritje të ndjeshme të çmimeve.

‘Turizmi kulmon nga data 15 korrik dhe vazhdon gusht shtator. Nëse do të pyesim hotelet e Durrësit dhe resortet të gjitha janë të prentouara. Çmimet kanë një lëvizje të lehtë që nuk ndikon shumë në xhepat e pushuesve.’- u shpreh gazetari Korriku.

Nga Kosova, profesori Nexhmedin Spahia, tha se pas liberalizmit të vizave ka një tendencë të shqiptarëve nga Kosova që t’i kalojnë pushimet në Greqi ose Bullgari. Vetë profesor Spahiu tha se që kur ra sistemi totalitar në Shqipëri, ai frekuenton plazhin e Durrësit çdo vit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Sezoni turistik, gazetari Tanini: I fyejmë shqiptarët e Kosovës, u ngremë çmimet

 

Gazetari Eljan Tanini, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv teksa po diskutohej për turizmin i konsideroi turistët shqiptarë nga Kosova si besnikë, por ka një tendencë që t’u ngritur çmimet në bregdetin shqiptar.

‘Shqiptari i Kosovës bën pushime besnike,. Po i pëlqeu një herë Lalzi vjen gjithmonë nuk e ndryshon. Por po ju prish qejfi nuk të vjen më! I fyejmë shqiptarët e Kosovës u ngremë çmimet.’- tha gazetari Tanini.

Ora 22:27
Sezoni turistik, në Sarandë ka rënie të pushuesve familjarë

 

Limos Didani gazetari i Report Tv nga Saranda ka raportuar për emisionin ‘Repolitix’ për situatën e turizmit në qytetin bregdetar. Sipas gazetarit ka një rënie të pushuesve familjarë

‘Kjo situatë në krahasim me vitin e kaluar më ulët. Ndihet një ulje e pushuesve sidomos familjarëve. Aktualisht pushues kryesor janë pushues të rinj, ata që frekuentojnë jetën e natës. Kjo vihet re edhe në Bulevardin e Sarandës, ku janë të mbushur lokalet me muzikë të lartë. Muzika e lartë largon pushuesin familjar. Deri në këtë kohë në mesin e korrikut ku jemi aktualisht mungojnë pushuesit familjarë. Pritej një fluks italianësh kjo është vënë në dyshim, dhe se do të vendosej një traget Brindis-Sarandë, nuk ka bërë asnjë udhëtim.’- tha gazetari.

Ora 22:11
Janë rritur çmimet në Jug? Gazetari i Report Tv nga Vlora: Dreka vjet në një restorant në Nartë shkonte 50 mijë lekë, sivjet deri në 70 mijë

 

Nga Vlora gazetari Armand Xhelili ka raportuar për situatën e turizmit në qyteti bregdetar. Sipas gazetarit të Report Tv, vihet re një tendencë në rënie e numrit të turistëve, por megjithatë ditët e fundit ka pasur një fluks të lartë. Sipas gazetarët turistët shprehen se ka rritje të lartë të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar.

‘Në Lungomare për katër ditët e fundit ka popullim. Krahasuar me një javë më parë, jemi shumë më mirë. Por të krahasohemi me 1 vit më parë, nuk jemi më ato pritshmëri. Sot kam qenë në Zvërnec, por thuajse radhët e treta dhe të katërta ishin të boshatisura. Ka një tendencë në rritje të çmimeve edhe nga operatorët turistikë, deri ne 25%. Në zonën e Lungormares turistët dhe qytetarët kanë parë një tendencë rritje. Në zonën e Nartës këtë vit dreka shkon deri në70 mijë lekë, vjet ishte 50 mijë lekë.’- tha gazetari.

Ora 21:59
Studiuesi nga Kosova, Spahiu: Rënia e Euros në Shqipëria ka ndikuar keq, pas liberalizimit të vizave kosovarët bëjnë pushime edhe në Greqi

Studiuesi Nexhmendin Spahiu në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv nga Kosova tha se pas liberalizmit të vizave ka një tendencë të shqiptarëve nga Kosova që t’i kalojnë pushimet në Greqi ose Bullgari. Vetë profesor Spahiu tha se që kur ra sistemi totalitar në Shqipëri, ai frekuenton plazhin e Durrësit çdo vit.

‘Pas liberalizmit të vizave një pjesë e madhe e Kosovarëve shfrytëzojnë bregdetin grek dhe bullgar. Ka që thonë se është më lirë atje se në jug të Shqipërisë. Ka shumë pushues që drejtohen nga Bullgaria dhe Greqia, rritja e çmimeve hamendësova edhe unë që mos të vija në bregdetin shqiptar. Kjo rritje ka të bëjë me bregdetin e  jugut por jo me Durrësin, i cili pak a shumë nuk ka lëvizur shumë në krahasim me vitet e kaluara. Ka pasur një përshtypje se në Shqipëri nuk duan ta ngrenë turizmit në nivel elitar. Si të heqim qafë pushuesit nga Kosova dhe hajt të rrisim çmimet.

Është krijuar një perceptim se Shqipëria nuk i duan turistë nga Kosova. Po flas për përshtypjet e mia personale. Që kur është çliruar Shqipëria nuk kam qenë në asnjë plazh tjetër përveç Durrësit dhe nuk e kam ndryshuar asnjëherë.’- tha Spahiu.

Këtë e ka konfirmuar edhe analisti nga Kosova Nexhmedin Spahiu i cili tha se është ndryshe konsumi për ne kur euro ishte 140, ndryshe kur ishte 120 dhe ndryshe tani që është nën 100 lekë.

‘Edhe rënia e euros në Shqipëria ka ndikuar keq për ne pasi shpenzojmë më shumë’.- tha Spahiu.

Ora 21:31
Gazetari Muça në 'Repolitix': Ka agjenci turistike që paguajnë mediat shqiptare për të thënë se Shqipëria është e shtrenjtë

Në emisionin Repolitix në Report Tv, gazetari Flogert Muça u shoreh se ka agjenci turistike të lidhura me resorte në Greqi, të cilat paguajnë media të ndryshme shqiptare për të publikuar artikuj që të njollosin sektorin e turizmit në Shqipëri. Muça tha për gazetarin Denis Minga se ka një propagandë të okrestuar kundër turizmit.

‘Ka propagandë të orkestruar dhe që bien pre e asaj. Momenti kulminant kur njerëzit shkojnë për të bërë pushimet janë pas 15 korrikut.

Të vijosh dhe të thuash se në Korfuz është me lirë se në Shqipëri kjo është e pavërtetë. Ka plazhe në Shqipëri që është shumë më lirë, kjo është propagandë që ju e bëni pa qëllim dhe i shërbeni turizmit të huaj.  Kompani turistike shqiptare që janë të lidhura me rezorte në Greqi paguajnë në mediat shqiptare lajmë që thonë se Shqipëria është shtrenjtë, është e pisët e kështu. Mua më është ofruar dhe e kam refuzuar.’- tha Muça.

Ish-zëvendës ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi tha se shkaku i braktisjes së zonave bregdetare në jug të vendit sidomos gjatë javës janë rritja e çmimeve.

‘Ne e kemi parë që plazhet janë bosh. Ka një zbrazëti në krahasim me vjet. Ndërkohë që numri i hyrje-daljeve ka qenë shumë më i lartë shikojmë se nuk reflektohet, siç duhet në territorin shqiptarë. Për mua është rritja e çmimeve në zonat bregdetare.’- tha Çuçi.

Klodian Muço Shef i departamentit në Partinë Demokratike, thotë se vizitorët që vijnë në Shqipëri janë shqiptarë dhe jo të gjithë transformohen në turistë.

‘Bileta në Rinas kanë rënë ndjeshëm dhe përdorim Rinasin pasi u bie më lirë nga ky itinerar. Janë shqiptarë që vijnë në Shqipëri. Jo gjithmonë vizitorë transformohen në turistë. Unë nga njohjet që kam nuk kam dëgjuar asnjë që të më thotë do të bëj pushimet në Shqipëri. Të gjithë preferojnë që të shkojnë në Greqi, në Turqi, Ka mungesë shërbimi në turizëm. Kursejnë më tepër nëse bëjnë pushime jashtë shtetit.’- tha Muço.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, mjekët: Shmangni daljen jashtë, vishni lehtë fëmijët! Kujdes me ajrin e kondicionuar

Temperaturat e larta, mjekët: Shmangni daljen jashtë, vishni lehtë fëmijët! Kujdes me ajrin e kondicionuar