Turizmi kulturor, Durrësit i shtohet një monument! Hapet për vizitorët pas restaurimit hamami turk

Hamami i Durrësit, monument kulture i kategorisë së parë u inaugurua këtë të premte pas një periudhe dyvjeçare restaurimi. Ndërtesa njëkatëshe, e ndërtuar në shekullin XVIII përfaqëson trashëgiminë pesëshekullore të sundimit osman ne vendin tone. Me një fond prej 32 milionë lekësh u krye restaurimi i siperfaqeve të brendshme, fasadave dhe instalimi për interpretim digjital.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, përfaqësues të ministrisë, të UNOPS-it, bashkisë dhe komuniteti mysliman.

“Eshtë një dëshmi e plotë e pasurisë së trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare të Shqipërisë. Ai është një nga 15 sitet e trashëgimisë kulturore që kemi restauruar në bashkëpunim me UNOPS-in dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, tha ambasadori Gonzato.

Hamami nga sot do të jetë i hapur për vizitorët, të cilët përmes instalimeve digjitale mund të mësojnë më shumë rreth historikut dhe rëndësisë së këtij monumenti. Hyrja do të jetë me pagesë dhe bileta do të përfshijë dhe vizitën në Torrën Veneciane.  Të shtunën, në hamamin e restauruar do të shfaqen veprat e artistëve gjermanë, pjesëmarrës në edicionin e parë të Bienalës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit.

Hamami ndodhet në juglindje të qytetit mesjetar, në bulevardin “Epidamn”. I pozicionuar pranë banjave romake, hamami funksionoi deri në fund të shekullit XIX, ndërsa në fillim të viteve 2000 u transformua në një kafene, që funksionoi për disa vite. Pas mbylljes, Hamami pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nentorit 2019, duke e bërë një prej prioriteve për ndërhyrje në kuadër të programit EU4Culture. Deri tani, përmes ketij programi, me një fond prej 40 milionë eurosh janë restauruar 15 site të trashëgimisë kulturore dhe 8 të tjera janë në proces.

 

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro