STAMBOLL, 16 maj /ATSH-AFP/ - Policia turke arrestoi tetë ushtarë të tjerë të akuzuar si pjesëmarrës në një grup terrorist, në kuadër të një çështjeje shumë të polemizuar të livrimit të armëve në Siri vitin e kaluar, njoftoi sot agjencia e lajmeve Anadolu Agency.
"Mandatarreste u lëshuan kundër dhjetë ushtarëve, tetë prej të cilëve u ndaluan dje në mbrëmje", theksoi agjencia zyrtare e lajmeve.
"Ata akuzohen se i përkasin një grupi terrorist, janë bërë pengesë në veprimin e qeverisë dhe për spiunazh", theksoi i njëjti burim.
Këto arrestime u bënë në kuadër të një sërë veprimesh të ndërmarra nga autoritetet turke pas zbulimit të armëve që ishin të destinuara për rebelët sirianë në kamionet pranë kufirin me Sirinë vitin e kaluar./
/ec/