ANKARA, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Qendrat e votimit u mbyllën në orën lokale 17:00, ku zgjedhësit ishti thirrur për të zgjedhur 550 deputetët, zgjedhje vendimtare për ambiciet e presidentit konservator, Recep Tayyip Erdogan.
Në qendrat e votimit, që u hapën në orën 08:00, numërimi i votave do të fillojë menjëherë pas përfundimit të votimit. Rezultatet pritet të publikohen në mbrëmje.
Asnjë incident nuk është njoftuar gjatë ditës, pas një fushate të tendosur dhe të njollosur nga një sulm me bombë që i kushtoi jetën dy personave dhe plagosi 100 të tjerë gjatë një mitingu të partisë prokurde në Diyarbakir.
Presidenti shpreson për një fitore të gjerë të AKP-së, me të paktën 330 nga 550 vdene, për të reformuar Kushtetutën dhe për të riforcuar pushtetet.
Rreth 54 milionë zgjedhës u thirrën sot për të votuar, në një vend ku pjesëmarrja në zgjedhjet legjislative është tradicionalisht e lartë, rreth 80 për qind./
/ec/