DIYARBAKIR (Turqi), 6 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria islamo-konservatore dhe opozita turke mbyllën sot fushatën e tyre për zgjedhjet legjislative në një klimë të tendosur, pas një atentati të përgjakshëm kundër partisë kryesore kurde.
Drejtuesit e katër partive kryesore, ashtu si presidenti, Recep Tayyip Erdogan shfaqën edhe një herë sloganet e tyre dhe u bënë thirrje mbështetësve, pas një atentati me bombë që shkaktoi dy të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur në Diyarbakir gjatë një takimi publik të Partisë Demokratike të Popullit (HDP).
Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të dielën parashikohen të jenë ndër më të ngushtat në më shumë se një dekadë për partinë AK në pushtet.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan po sulmon gjithnjë e më shumë partinë opozitare pro-kurde HDP, e cila është duke kërkuar për të hyrë në Parlament për herë të parë si parti politike.
Edhe pse Presidenti është i detyruar nga Kushtetuta të jetë i paanshëm, ai i ka shtuar retorikat kundër HDP-së, për të cilën sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se do ta kalojë pragun zgjedhor 10 për qind të nevojshëm për përfaqësim parlamentar.
Elementët e para të hetimit konfirmuan origjinën kriminale të shpërthimit të dyfishtë./
/ec/