Sheiku Tamin Ben Hamad Al-Tani dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan
ANKARA, 12 mars /ATSH-AFP/ - Emiri i Katarit ka takuar sot presidentin islamiko-konservator, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi një burim nga presidenca turke.
"Sheiku Tamin Ben Hamad Al-Tani ka zhvilluar një takim kokë më kokë me dyer të mbyllura në pallatin e ri presidencial në Ankara, ka njoftuar po i njëjti burim, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Ky takim, i cili nuk ishte i parashikuar në axhendën e presidentit Erdogan, vjen si pasojë e rritjes së tensioneve per shkak të pranisë së ekstremistëve xhihadistë të grupit Shteti Islamik (ISIS), në prag të kufirit turk.
Turqia dhe Katari, dy vënde ku pjesa më e madhe e popullsisë së tyre është muslimane sunite kanë filluar të bëhen aleatë të ngushtë kohët e fundit pasi kanë filluar të ndjejnë emërgjencën e konfliktit në Siri dhe të pranverës arabe.
Këto dy vënde kanë përcaktuar politikën e tyre përballë Sirisë dhe mbështesin lëvizjen islamiste palestineze Hamas.
Katari ka qënë një nga mbështetësit kryesorë të rebelimit kundër presidentit sirian Bashar al-Asad, duke lejuar manifestimet kundër tij që u zhvilluan në kryeqytetin e vet Doha.
Koordinatori amerikan i koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, Xhon Alen, pritet të shkojë në Ankara këtë javë për disa takime me autoritetet turke, pas një vizite në Itali, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit në një Komunikatë për shtyp./
/kpu/












