/ATSH-AA/ - Për të shënuar 100-vjetorin e Betejës së Dardaneleve, më 24 dhe 25 prill do të mbahen një sërë manifestimesh, ku përveç presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të marrin pjesë edhe presidentët e 21 vendeve dhe krerët e parlamenteve, kryeministra, ministra, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve nga e gjithë bota.
Praninë e tyre në manifestimin e 100-vjetorit të fillimit të një nga betejave më të mëdha të Luftës së Parë Botërore, e cila u zhvillua në Dardanele, kanë konfirmuar edhe krerët e organizatave ndërkombëtare si OKB, Bashkimit Evropian, Liga Arabe, Organizata e Konferencës Islamike, Unioni Afrikan dhe të tjerë.
Ndër të ftuarit janë edhe një numër i zyrtarëve të lartë nga rajoni.
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryetar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Mladen Ivaniç, President i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe ministri kroat i Veteranëve, Predrag Matic Fred, të cilët kanë konfirmuar më parë ardhjen e tyre.
Beteja në Çanakale, e njohur edhe si Beteja e Dardaneeve, ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe të ashpra të Luftës së Parë Botërore dhe, sipas shumë indikatorëve, edhe të luftërave në përgjithësi.
/Shqiptarja.com