U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra! Po udhëtonte nga Spanja

U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra! Po udhëtonte nga Spanja

Policia italiane gjatë arrestimit të shqiptarit

Romë- Karabinierët në Itali arritën të lokalizonin dhe arrestonin në Stacionin e Aeroportit Ndërkontinental “Leonardo Da Vinci”, në Fiumicino të Romës, një 41-vjeçar shqiptar, me shumë precedentë penalë dhe dënime të mëparshme, pjesa më e madhe krime kundër pronës.

I dyshuari, duke përfituar nga pasaporta e tij e re, e cila në fakt i kishte dhënë "një identitet të pastër", pavarësisht se ishte dëbuar nga territori italian me një dispozitë nga Prefekti i Milanos, ishte kthyer para afatit 5-vjeçar, pra në kundërshtim me kriteret e zonës Shengen.

Sipas lajmit të konfirmuar nga mediat e vendit fqinj, shqiptari po udhëtonte me linjën ajrore të fluturimeve Barcelonë-Romë, pra duke tentuar të hynte në vend nga Spanja.

I nënshtruar një kontrolli të thelluar sapo ka zbritur nga avioni, duke kryqëzuar të dhënat personale të raportuara në pasaportë, me pseudonimet e tij të shumta (të paktën 7), shqiptari u gjet ndër të tjera si personi që në vitin 2017 bëri bujë në lajmet e mediave, për arratisjen spektakolare nga burgu “San Michele”, në Alessandria.

Atëkohë 35-vjeçar, mundi të largohej nga burgu ku po mbahej për të vuajtur një dënim prej 17 vitesh, teksa u identifikua dhe u arrestua 3 javë më vonë, duke u gjurmuar brenda një kampi ciganësh në brendësi të Milanos.

Arrestimi është vërtetuar dhe saktësohet se “i dyshuari nuk mund të konsiderohet fajtor, derisa të konstatohet përgjegjësia e tij me dënim penal të parevokueshëm ose të formës së prerë”. Pra gjykata do shprehet nëse 41-vjeçarit i ka mbetur dënim nga ai i 17 viteve burgim për të vuajtur, në kohën që u arratis.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulnë e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët 

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulnë e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët