Një 27 vjeçar i arrestuar 3 vite më parë në Zvicër ku u kap duke shpërndarë kokainë, ka vendosur të thyejë heshtjen ditën e djeshme duke rrëfyer mbi personat të cilët ishin pjesë e organizatës kriminale që merrej me trafikun e drogës.
Ndërmjet viteve 2019 dhe 2020 i riu shqiptar shpërndau rreth 820 gram kokainë në zonat Mendrisiotto dhe Lugano.
“Kisha një borxh”- mësohet të ketë thënë shqiptari në sallën e gjyqit gjatë seancës ku u dënua me 36 muaj burg si dhe dëbim dhe ndalës hyrje në Zvicër për një periudhë 7 vjeçare.
Mediat e huaja shkruajnë se vendimi u mor pasi i arrestuari dha më shumë informacion rreth organizatës kriminale duke folur me emra dhe tha se këta të fundit kishin kërcënuar familjarët e tij me jetë nëse do të zbulonte ndonjë gjë rreth mënyrës seso funksionon grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës.
"Për fat të keq këta persona kërcënuan familjen e tij për të siguruar heshtje. Por ai prapë vendosi të fliste. Kërcënime ndaj familjarëve që u dëgjuan edhe gjatë një telefonate të mbikëqyrur nga një punonjës policie. Dhe është gjithashtu për këtë arsye që dëbimi nga Zvicra nuk do të regjistrohet në sistemin SIS (sistemi i informacionit Shengen në të cilin raportohen sendet e vjedhura dhe personat e kërkuar nga policia për qëllime ekstradimi, të prekur nga ndalimi i hyrjes ose të zhdukur). Duke vepruar kështu, klienti im ndoshta do të mund të kthehet në Gjermani, ku tani banon e gjithë familja e tij”-tha avokati i shqiptarit.
Ndërsa gjykatësi tha se tashmë është vërtetuar se familja e të akuzuarit banon në Gjermani dhe se për këtë arsye do të kërkohet ekstradimi i tij në këtë shtet dhe jo në Shqipëri, ku mund të ndihet i rrezikuar nga personat që e kanë kërcënuar me jetë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93.1%
-
Jo
3.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 408
Lajme të tjera
-
Operacioni ‘Tempulli’ në Tiranë, shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 23-vjeçari (EMRI)
30 Shtator, 12:57
-
EMRAT/ Shqiptarët 'biznes familjar' me drogë në Selanik, arrestohen 7 persona! Sekuestrohen 585 kg kokainë, paketimi me simbole naziste! Drejtohej nga një çift bashkëshortësh
29 Shtator, 14:59
-
U arrestua dhe u ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin për drogë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Zotit të Drogës’
29 Shtator, 13:53
-
Në burg për drejtimin e një organizate kriminale! Kush është ‘princesha’ që po ndiqet penalisht në Zvicër për drogë dhe pastrim parash
29 Shtator, 12:34
-
I shpallur në kërkim si pjesë e një grupi trafikantësh, në pranga 34-vjeçari në Elbasan! Shkon në 56 numri i të arrestuarve
29 Shtator, 11:13
-
Nga 1️ tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës! Rama: Së shpejti ratifikimi me Italinë
28 Shtator, 17:01
-
Akullnajat zvicerane humbasin 10% të masës brenda dy viteve
28 Shtator, 14:25
-
Në ndihmë të Ukrainës, Zvicra do të shesë tanket Leopard II
27 Shtator, 13:27
-
Konsumoi kokainë para fluturimit, pushohet nga puna piloti britanik
27 Shtator, 12:09
-
Goditet banda kriminale e ‘Kartelit Ballkanik’ në Portin e Valencias! Sekuestrohen 1700 kg kokainë, arrestohet një shqiptar, ja roli i tij
26 Shtator, 12:49
-
Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë detyrime të reja
22 Shtator, 19:24
-
Europol godet grupin kriminal shqiptaro-kinez! Në Spanjë mbillnin kanabis, paratë pastroheshin në Shqipëri! Brenda një viti qarkulluan rreth 65.5 mln euro (VIDEO)
21 Shtator, 12:42