Komisariati i Policisë së Delvinës pas denoncimit të ReportTv ka bërë të mundur ndalimin e mësuesit i cili u denoncua për ngacmimin e një nxënëseje 11 vjeçare në shkollën ‘Ali Hajdini’ në fshatin Kalasë të Delvinës.
Akuza e ngritur nga Prokuroria e Sarandës për mësuesin është për vepra të turpshme ndaj të miturës. Mësuesi u pezullua nga detyra deri ne sqarimin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth dy muaj më parë ku një 11-vjeçare është ngacmuar nga mësuesi i saj, por familja e të miturës e bën publike për Report Tv pas dy muajsh për shkak të opinionit.
Nxënësja e klasës së pestë në një shkollë në Qarkun e Vlorës, ka rrëfyer se mësuesi i bënte shenja, ndërsa një ditë kur po pastronte e ka puthur, por vajza kishte ikur me vrap.
Fillimisht ngjarja është rrëfyer nga nëna e vajzës së mitur pas një hezitimi të gjatë për shkak të paragjykimeve, nëna dhe gjyshërit rrëfejnë për Report Tv momentin kur vajza u ka treguar dhe se drejtoria arsimore nuk ka marrë asnjë masë.