Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është liruar nga qelia e paraburgimit të Durrësit në orët e vona të mbrëmjes së së martës. Lirimi i tij erdhi pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë.
Vetëm një ditë më parë, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ai u shpall fajtor për përfitimin e 119 mijë eurove dhe 7 milionë lekëve nga biznesmenët e përfshirë në aferën e inceneratorëve. Megjithatë, masa e sigurisë ndaj tij u shua, pasi Bllako e ka kryer dënimin përmes periudhës së paraburgimit.
Ky është vendimi i tretë ndaj tij për çështjet e inceneratorëve. Për inceneratorin e Elbasanit, më 23 shtator, Gjykata e Durrësit vendosi lirimin e tij me kusht, pasi i kishin mbetur vetëm 6 muaj e 10 ditë nga dënimi. Për inceneratorin e Fierit, masa e sigurisë u shua pasi ai kishte kryer në paraburgim dënimin prej 2.8 vitesh burg.
Ndërsa për inceneratorin e Tiranës, ku u dënua së fundmi me 2.8 vite burg efektiv, Bllako përfitoi sërish shuarjen e masës së sigurisë, pasi koha e kaluar në paraburgim mbulonte dënimin e dhënë.
Komente










