Fjeti 3 netë në shtëpinë e mafiozit italian të 'Camorra-s' dhe u dënua për korrupsion, KLGJ shkarkon gjyqtarin Kliton Spahiu pas kërkesës së ILD

KLGJ ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Kliton Spahiu, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 

Kujtojmë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të tre gjyqtarëve në Durrës të dënuar për korrupsion. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin për gjyqtarët Kliton Spahiut, Petrit Cenos dhe Petraq Dhimitrit.

Gjyqtarët e Apelit në Durrës, Kliton Spahiun, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, u dënuan me burg për korrupsion, që u konvertua në shërbim prove, për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij.

Dy nga tre gjyqtarët, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri, fjetën tre netë në shtëpinë e italianit të Camorras, Ferdinando Muollo, të dënuar si porositës i vrasjes së ish-ortakut të tij në shtetin fqinj, dhe që ditën e sotme në Shqipëri, autoritetet ligjzbatuese i sekuestruan 750 mijë euro pasuri.

Vendimi i dënimit, nga 2 vjet burg gjyqtarëve për 'El Classico"

Historia gjyqësore nisi pas kallëzimit nga ana e Oliver Ushinës, i cili pretendonte se tre gjyqtarët  me anë të vendimi të dhënë prej tyre më datë 18 shkurt 2015, kishin favorizuar biznesmenin Namik Sadiku kundrejt përfitimeve të parregullta, në një çështje civile që kishin pasur ndërmjet tyre

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda caktoi për secilin nga gjyqtarët 3 vite burg, por ky dënim u reduktohet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Biznesmeni u dënua me 1 vit heqje lire në të njëjtën proces që u mbajt në Gjykatën e Shkallës së Parë për tre Gjyqtarët e Apelit të Durrësit. Mbi ta rëndojnë akuzat e  “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Masa disiplinore

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë