U ekstradua nga Dubai, Julian Meçe dëshmon në GJKKO për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut

Në Gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, ka dëshmuar të këtë të hënë Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai.

Ai u pyet në njohjen me shtetasin Luftar Reçi, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Meçe përballë Gjykatës tha se nuk e njihte Reçin, dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë. 

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”.

Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. Luftar Reçi la pretenduar se në 2004 në një drekë të shtruar pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati është ulur një një tavolin me Julian Meçën ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë, por i pandehuri për atentatin ndah Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, sot i thirrur si dëshmitarë në gjyqin e bandës së Shullazit, e mohoi një fakt të tillë.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SKEDA/ Kush është Ilir Proda, i propozuar për drejtor të Policisë së Shtetit! Dhjetë vite me ngjitje, nga shef i Komisariatit nr. 2, në kryepolicin e Elbasanit

SKEDA/ Kush është Ilir Proda, i propozuar për drejtor të Policisë së Shtetit! Dhjetë vite me ngjitje, nga shef i Komisariatit nr. 2, në kryepolicin e Elbasanit