U emërua nga Qeveria, ministri i Financave prezanton kreun e ri të Tatimeve! Malaj: Prioritet përsosja e performancës! Binaj: Luftë evazionit fiskal dhe informalitetit
Ministri Petrit Malaj gjatë prezantimit të kreut të ri të Tatimeve, Ilir Binaj
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e sotme (4 Tetor) drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, i emëruar pas mbledhjes së fundit të Qeverisë, më 2 Tetor.
Gjatë fjalës së tij, kreu i dikasterit tha se Administrata Tatimore ka nevojë për një qasje të re menaxheriale, veçanërisht në kuadër të proceseve integruese.
“Prioritet i punës do të jetë jo vetëm përsosja e performancës, cilësia e shërbimeve ndaj tatimpaguesve, por edhe garantimi i zbatimit me sukses i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, që do të shërbejë si një udhërrëfyes për miradministrimin fiskal dhe rritjen e të ardhurave”, tha ministri.
Malaj i shprehu dhe mirënjohjen drejtoreshës së Komanduar, Elidjana Çela, e cila do të vijojë tashmë të mbajë detyrën e Drejtoreshës së Tatimpaguesve të Mëdhenj, për “përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës”.
Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, vlerësoi “besimin e dhënë” dhe kërkoi “angazhim të shtuar sa i përket përmirësimit administrativ, luftës kundër evazionit fiskal dhe informalitetit”.
Binaj ka një karrierë të spikatur akademike dhe profesionale në fushën e Kontabiltetit. Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA), anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA), Kontabilist i Certifikuar Publik (CPA) në Kaliforni, Kontabilist i Certifikuar Global i Menaxhimit (CGMA) në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekspert i Autorizuar i Kontabilitetit (EKR) në Shqipëri.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin
28 Shtator, 11:13
-
Ministri Malaj takohet me Ambasadoren e Zvicrës, nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbështetje të sistemit të financave vendore
13 Shtator, 12:55
-
Ndryshon për herë të dytë buxheti i shtetit, 76 vota pro në Kuvend! Ministri: Mbështesim bujqësinë e infrastrukturën! Tabaku: Kthejini paratë profesionistëve të lirë
13 Shtator, 00:25
-
Zgjedhjet 2025/ Rama takim në Kryeministri për të koordinuar punën në parlament me qeverinë! Drejtuesit e rinj në qarqe nisin punën në terren
11 Shtator, 08:31
-
Rënia e euros godet buxhetin, 112 mln euro dëmi në 7 muaj, por ka tkurrur edhe borxhin me 5.4% në 3 vite
9 Shtator, 20:27
-
Debat/ Pse u “frynë” 3 rrugë me 260 mln €?! Malaj: Ishin kërkesë e MIE! Bardhi: Fondet për Ballukun aprovohen me një të rënë lapsit
9 Shtator, 13:40
-
Skandali me Mikrokreditë/ Malaj ia kalon 'topin' Sejkos: Kompetencë e BSH-së! Po punojmë për ndryshime ligjore për të mbrojtur konsumatorin
4 Shtator, 11:02
-
Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar
4 Shtator, 10:26
-
Akti Normativ/ Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor
28 Gusht, 17:14
-
Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit për vitin 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat! Para për bujqësinë, skemë investimesh për fermerët
28 Gusht, 12:52
-
Turistët rrisin konsumin e karburantit, në 7 muaj ‘thyhet’ importi i 2023-shit! Pritshmëritë? 700 mijë tonë deri në fundvit
15 Gusht, 13:58
-
Ministri i Financave Petrit Malaj takon ambasadorin gjerman në Tiranë: Vlerësuam forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit
13 Gusht, 18:33