U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec

Greqia sjell në pranga drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin Firdeus Berberi, 23 vjeç, nga Pogradeci dhe i njohur si djali i Ilir Berberit, i thirrur edhe me pseudonimin "Liri i Rushkës".

Agjentët e Interpol Tiranës dhe ata të Policisë së Shtetit morën sot në kufi nën dorëzim të riun nga Pogradeci, i dyshuar si pjesë e një grupi për disa ngjarje kriminale. Berberi ishte kapur vitin e kaluar bashkë me Leart Haxhinë, drejtues të një klani kriminal në Lushnjë dhe i ekstraduar këtë vit po nga Greqia.

Berberi dyshohet edhe si anëtar i grupit të Haxhiut, pjesë e dosjes së bujshme të Policisë vitin e kaluar (Tetor 2023), dhe e koduar "Kurrë mos harro".

Firdeus Berberi, gjatë ekstradimit sot

Operacioni është koduar “Para drejtësisë” dhe u finalizua sot (21 Gusht). Gjykata e Pogradecit kishte dhënë ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë prej 29 prillit të vitit 2022, për akuzën “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “prishja e qetësisë publike”.

Berberi, një emër i njohur për policinë vendore dhe drejtësinë, akuzohet se më 25 prill të dy viteve më parë, bashkë me mikun e tij Gersi Maxhari, kanë plagosur pas një sherri djalin e një biznesmeni lokal, Johan Muçllarin, që mori plagë kritike. Pas krimit të dyshuarit u arratisën, teksa ndaj tyre nisi procedimi penal. Ngjarja ka pasur si shkak sherret e vazhdueshme mes dy palëve dhe konfliktet u mbyllën me plagosje.

Momenti i ekstradimit të Firdeus Berberit nga Greqia

“Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Kush është Firdeus Berberi, anëtar i grupit të Laert Haxhiut. Si i kanosi policët në aksion më 2023: Do ju vras!

Firdeus Berberi, 23 vjeç, nga Pogradeci, nuk është emër i panjohur. Ai tashmë është pjesë edhe e dosjes “Kurrë mos harro” të Policisë dhe Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e organizatës së drejtuar nga Laer Haxhiu, ku mes krimeve janë edhe disa vrasje dhe atentate me lëndë plasëse apo shantazhe dhe kërcënime.

Një nga episodet, përveç plagosjes, ka qenë ai i kanosjes së 2 policëve gjatë një aksioni në zonën e “Astirit”, pranë “Vila L”, teksa Berberi i shpallur në kërkim edhe për plagosjen e vitit 2022 të Johan Muçllarit, po fshihej në këtë zonë të Tiranës.

Biznesmeni Jetmir Muçllari, i biri dhe hotel 'Voloreka'

Policët nuk e njihnin dhe më 6 prill 2023 u përplasën me të. Berberi  i kërcënoi me jetë, duke u thënë “do ju vras...!”, dhe më tej u arratis me vrap, për t’u kapur më pas në një operacion të policisë greke, në vendin fqinj, pas një aksidenti dhe ndjekjeje.

Berberi udhëtonte bashkë me Haxhiun kur u ndaluan. Në tetor 2023 Policia e Shtetit publikoi edhe rezultatet e operacionit “Kurrë mos harro”, me të paktën 12 të akuzuar dhe dhjetëra nën hetim, organizatë e drejtuar nga Haxhiu dhe ku pjesë ishte i ekstraduari ditën e sotme, Firdeus Berberi. Banda u çmontua fal dëshmisë së të penduarit Marjus (Artan) Tafani, që u kap po vitin e kaluar, gjatë një tentativë grabitjeje të armatosur në “Astir”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Skeda/ Konfliktet që nga viti 2018, sulmi ndaj hotel “Volorekës” dhe plagosja e djalit të biznesmenit nga ai i “të fortit të Pogradecit”

Johan Muçllari, Laert Haxhiu dhe Firdeus Berberi

Plagosja e Johan Muçllarit ndodhi më 25 prill 2022 në Pogradec, por konfliktet sipas hetimeve kishin nisur 4 vite para sulmit me thikë dhe armë. Që prej vitit 2018 mes grupeve kishte përplasje të vazhdueshme. Muçllari është njëkohësisht djali i hotel “Volorekës” në Pogradec, biznesmenit Jetmir Muçllari.

Këtij të fundit, anëtarët e grupit të Laert Haxhiut, ku bënte pjesë edhe autori i plagosjes Firdeus Berberi, i bënë disa herë atentat me armë zjarri, por pa të lënduar. Për ngjarjen janë nën akuzë edhe dy miqtë e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orest Bilbili, të dënuar edhe për masakrën e Lushnjës më 2017, me 2 të vrarë dhe 3 të plagosur, pas përplasjes me grupin e Aldo Bares.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i thirrur edhe si “Liri i Rushkës” dhe cilësuar si “i forti i Pogradecit”.

Policia e Pogradecit arrestoi atëkohë pas plagosjes së Muçllarit 5 persona të dyshuar. Në pranga ranë Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho, të cilët u akuzuan se ndihmuan. U bënë edhe disa sekuestrime, kurse në kërkim u shpallën Firdeus Berberi si autor dhe miku i tij Gersi Maxhari, si bashkëpunëtor në plagosjen e Muçllarit.

Atëkohë policia tha se në vitin 2018, Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberin dhe Mariglen Topuzin. Më pas në 1 gusht 2019, atij (Muçllarit) i është djegur edhe një makinë. Në bazë të kamerave të sigursë, Johan Muçllari dhe babai i tij, Jetmiri kanë identifikuar se autor ka qenë Mariglen Topuzi, ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia për zjarrvënien.

Jetmir Muçllari është thirrur 10 shkurt 2020 për të dëshmuar, por atij i është bërë bllokadë në gjykatë nga 30 veta, mes tyre Ilir Berberi. Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, i cilësuar si “i forti” i Pogradecit, është djali i Firdeus Berberit. Mes të tjerëve që bënë bllokadë ishin edhe i biri 23-vjeçar, Meard Berberi (Korua) dhe Xhuljano Topuzi. Derisa në vitin 2022 erdhi edhe plagosja e Johan Muçllarit dhe sulmet me armë ndaj hotel “Volorekës”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 313: 21/08/2024 18:17

    sa te shkon kapelja mer qerata gango je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'