U kap i dehur në timon, zbardhet dëshmia si e bindi Aleksandër Gjoka gjyqtarin për ta liruar nga qelia

U kap i dehur në timon, zbardhet dëshmia si e bindi Aleksandër Gjoka gjyqtarin për ta liruar nga qelia

Shqiptraja.com zbardh detaje nga dëshmia e këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka, që u arrestua dy ditë më parë si i dehur në timon, por më pas u lirua nga gjykata, që vendosi që hetimet të vijojnë në detyrim paraqitje. Këngëtari ka deklaruar para gjykatës se ka dy vjet që nuk konsumon alkool, pasi ka marrë trajtim mjekësor.

Për këtë rast Gjoka, deklaroi se ishte një rast i veçuar dhe se masa e alkoolit në trupin e tij ishte shumë e vogël, për të mos thënë në minimumin e mundshëm. Gjoka, ka pohuar se duhet të shkonte në punë, në një koncert dhe i kërkoi gjykatës lirimin nga qelia, kërkesë e cila është pranuar nga trupi gjykues, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Sot këngëtari Gjoka ndodhet në Korçë, ku performoi në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.

Policia, dy ditë më parë pasi e ndaloi artistin vendosi të përcjellë materialet hetimore në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Drejtim të mjetit në gjendje të dehur”. Kjo pasi këngëtari i shumë hiteve në Shqipëri e kishte kaluar me 1 mg/l masën e alkoolit të konsumuar, nga 0.5 mg/l që është kufiri ligjor për drejtuesit e automjeteve. Pra në dokumentet e policisë, doli se këngëtari Aleksandër Gjoka, kishte konsumuar 0.66 mg/l dhe me këtë masë alkooli në trup, policia ja bëri letrat si person i dehur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 26/12/2019 16:38

    Ligji eshte nje e per te gjithe,nje drejtues mjeti ne gjendje te dehur,ka vetem nje emer drejtues mjeti nen influencen e alkolit dhe kush ka haber e kupton!Si kengetari edhe policia kane vepruar korekt;po keshtu edhe gjykata!Faleminderit!

    Përgjigju
  • karidi: 25/12/2019 22:29

    polica plehra. esht aleksander gjoka o kafshe. adriano i shqiperise. eshte i paprekshem

    Përgjigju
    • MrZoRo: 26/12/2019 13:00

      o shqiptar, nese dikush thyen ligjet duhet te denohet sipas ligjit. me kete fryme ka funksionuar deri me sot dhe akoma vazhdon funksionon ky shtet, prandaj lulezojne te fortet perdite si kerpudhat...sot nuk ka te pa prekshem, sot duhet ndryshuar ky gabim qe na ka fundosur qe ne vitin 1990. skemi per tu bere kurre njerez me kete mentalitet.TURP

  • rem: 25/12/2019 21:38

    aleksander gjoka kur zgjohet ne mengjes e ka alkolin 7,vaj me det ne darke sa i shkon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë