Nikoll Sherrniku, i arrestuar pasi udhëtonte me një mjet të blinduar me armë automatike dhe radio më 17 gusht 2022 në Shëngjin, u dënua nga Gjykata e Lezhës me 5 vjet burg. Më të njëjtin dënim u dënua edhe Flutura Berisha, e cila në momentin e arrestimit ndodhej në timonin e makinës së blinduar të Sherrnikut.
Ky i fundit është deklaruar fajtor dhe dënuar edhe për akuzën e ”Largimit nga vendi i caktimit nga gjykata për të qëndruar”, pasi kishte thyer masen e sigurisë arrest në shtepi. Nikoll Sherrniku, dyshohet si i përfshirë në grupin e Ervis Martinajt, ndërsa ishte edhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës.
Sherrniku, rezulton i dënuar edhe më parë, pasi gjykata e Lezhës e ka gjetur fajtor për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për ngjarjen e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhulio Prela.
Sherrniku së fundmi teksa ndodhej në burg, i është caktuar një tjetër masë sigurie për akuzën e "Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje" lidhur me ngjarjen e ndodhur në "Don Bosko" ku mbeti e vrarë kamarierja e lokalit dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Kujtojmë se Gjykata e Tiranës la në burg Nikoll Sherrnikun për ndihmën ndaj autorëve të masakrës në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë të cilëve u dha targën e automjetit. Një koleg në servisin ku 28-vjeçari ka punuar në Gjermani, u ka thënë hetuesve se i dyshuari do merrte 3 targa të huaja që do përdoreshin nga “shefi” i tij Ervis Martinaj në Shqipëri.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.2%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.4%
Vota total: 128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46
-
Lezhë/ Hapi llogari në TikTok dhe fyente një të re dhe familjarët e saj, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Shkodra (EMRI)
21 Janar, 11:26
-
Stadiumi “Besëlidhja” do shembet! Ndreu: Në vend të tij, parking nëntokësor! Nëse nuk financon Qeveria, Bashkia e Lezhës do kërkojë kredi
20 Janar, 11:48
-
‘Veri-jug’ reportazh në Reps të Mirditës! Jeta mes maleve për 4 mijë banorë dhe harresa për blegtorët
19 Janar, 14:16
-
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
5 vjet! Ky vetem per armet duhej denuar me 7 vjet,pa llogarritur te tjerat!
Përgjigju