ANGLI- Dy ditë më parë
mediat britanike raportuan se disa
ish-lojtarë te Partizanit u dënuan me 44 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike e llojit kokainë e cila arrinte vlerën 2 milionë euro.
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, konfirmon se mes të dënuarve është edhe djali i deputetit shqiptar Mhill Fufi, 25-vjeçari Amarildo Fufi i cili cilësohej si kreu i grupit.
I riu dikur ka luajtur futboll me skuadrën e Partizanit.
(Regjistri i Gjendjes Civile, Amarildo Fufi është djali i Mhill Fufit)Fufi së bashku me 4 të rinj të tjerë ranë në grackën e policisë teksa tentonin të shisnin paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar. Mediat britanike raportonin se banda e krimit të organizuar udhëhiqej nga dy futbollistët profesioniste shqiptarë.
Tregtarët shqiptare të drogës u kapën nga oficerët e infiltruar të policisë pasi blenë dërgesën prej 20 kilogramësh në Peterborough dhe e çuan atë në një shtëpi të sigurt në qendër të Londrës.
[gallery]21719[/gallery]
44 vite burg anëtarët të bandës së drogësBëhet fjalë për Amarildo Fufi, 25-vjeç dënuar me 16 vite burg, Basim Berberi, 31 vjeç, dënuar me 12 vite burg, dhe Mario Xhafa, 26-vjeç denuar me 8 vite burg dhe Kamando Dishan me 8 vite burg.
Fufi dikur ka luajtur me skuadrën e Partizanit, Berberi bënte pjesë në kombëtaren shqiptare, ndërsa Xhafa bënte pjesë në një skuadër italiane të Serisë C.
Detektivët e gjetën pjesën tjetër të drogës në një shtëpi në Finchley, në veri të Londrës dhe konfiskuan një total prej 116.000 £ në para të thata.
Amarildo Fufi dikur ka luajtur me skuadrën e Partizanit. Fufi së bashku me 4 të rinjtë të tjerë ranë në grackën e policisë teksa tensonin të shisnin kokaine.
Ndërkohë, Mhill Fufi, u zgjodh deputet në 23 qershor të 2013-ës me siglën e Partisë Demokratike. Disa muaj më parë ai shpalli divorcin nga demokratët, duke kaluar si deputet i pavarur në Kuvend.
(Mhill Fufi u zgjodh deputet me siglën e PD në zgjedhjet e 2013)Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13