Një automjet i ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marijuanë u ndalua sot nga poilicia në Kamëz, pas një ndekje prej më shumë se një orë nga Lezha. 

Blutë sekuestruan drogën dhe arrestuan 3 transportuesit e saj Edmir Luka, Nikë Vatnikaj dhe Qerim Kolgjini të cilët udhëtonin me tre automjete të ndryshme. 

Vatnikaj ka qenë i arrestuar edhe më parë nga policia për drogë dhe lojëra fati të paligjshme. Ndërsa Edmir Luka duket se është mbështetës i Partisë Demokratike pasi në rrjetin social Facebook ka publikuar foto me flamurin e demokratëve. 

Në një prej makinave me të cilat udhëtonin të rinjtë u gjetën rreth 70 kg marijuanë. 

nik vatnikaj
(Nik Vatnikaj)

qerim kolgjini
(Qerim Kolgjini)

edmir luka
(Edmir Luka)


Policia 1 orë ndjekje në autostradë
Pas një ndjekje për më shumë se një orë nga Lezha, policia ka ndaluar në Kamëz automjetin e ngarkuar me lëndë narkotike. 

Operacioni i koduar "Stop" është zhvilluar nga policia e Lezhës dhe asaj të Tiranës. 

Policia e Lezhës u vu në ndjekje nga dy automjeteve, ndërsa pas ndalimit dhe kontrollit të ushtruar në Kamëz, në njërën prej tyre u gjetën 70 kg marijuanë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com