Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, i cili jeton prej vitesh në Gjermani ka treguar pak javë më parë se është martuar, duke lënë enigmë për publikun dhe fansat e tij vajzën që i vodhi zemrën.
Privatësia për çiftet e njohur është luksi që shpeshherë ata kërkojnë. Të qenurit nën vëzhgim sa herë aludohet për ndarje, ftohje të marrëdhënies apo distancim është paksa e bezdisshme, ndaj këngëtari i njohur Adrian Bujupi ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë jetën e tij dashurore.
Mirëpo, një foto e publikuar nga pushimet e çiftit të sapomartuar, të cilët padyshim që sapo t’i shihni do të vëreni se duken një çift i mrekullueshëm ka shuar misterin për bashkëshorten e këngëtarit të njohur.