U merrnin paratë për bileta e akomodim në hotel, rezervonin vetëm vatjen! Arrestohen 2 punonjës të një agjencie turistike, mashtruan klientët dhe përfituan 15 mijë € (EMRAT)

U merrnin paratë për bileta e akomodim në hotel, rezervonin vetëm vatjen! Arrestohen 2 punonjës të një agjencie turistike, mashtruan klientët dhe përfituan 15 mijë € (EMRAT)

Dy punonjës të një agjencie turistike janë arrestuar pasi akuzohen se përmes mashtrimit u u kanë marrë klientëve 15 mijë euro. Mësohet se punonjëset e agjencisë u merrnin paratë për vajtje ardhje si dhe akomodimin në hotel por u prenin biletën vetëm për vajtje.

Të arrestuar janë Kleo Kariqi dhe Redi Hambari.

“Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion. Këta shtetas dyshohet se kanë përfituar rreth 15 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë’  informoi sot policia e Tiranës. 

Kleo Kariqi 22 vjeç, dhe Redi Hambari, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim, "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P.

Operaiconi u kodua “Travel’ dhe u ndërmor nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gaci: 01/10/2024 14:15

    Cili eshte emri i agjencise, qe te vazhdohet me mashtrime. Keshtu ndalohen abuzimet dhe jo me fshehje emrash agjencish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike