Erion Braçe
Deputeti socialist Erion Braçe reagoi ashpër sot në lidhje me aktet e dhunës në protestën e së martës të Partisë Demokratike ku mbetën të plagosur 19 efektivë të Policisë së Shtetit.
Në një reagim publik në rrjete sociale, Braçe i cilësoi molotovët e përdorur nga militantët e Sali Berishës si “bomba vdekjeprurëse”. Ai kritikoi relativizimin e rrezikut të tyre por edhe mundësinë e 'djegur' që përdorimi i tyre të konsiderohej me ligj si një akt terrorist.
"Molotovi i ri si armë vdekjeprurese! Këto janë bombat e përdorura dje kundër policëve e në një rast ndaj gazetarëve, po e përsëris, vdekjeprurëse! Po e theksoj, sepse sot gjithë ditën pashë relativizim dhe shmangie prej këtyre bombave; kështu bëjnë dhe organet e drejtësisë! Ështe një gjysem litri benzinë e lidhur me një fishekzjarr me fitil, shpërthyese, në kontakt me benzinën behet zjarrvënëse, përmes avujve të benzinës bëhet përvëluese! U panë dje; Dogjën në gradë të ndryshme disa policë! Të marten që shkoi, në Kuvend kërkova që në ndryshimet që po diskutoheshin në kodin penal, të kriminalizohej molotovi si armë vdekjeprurëse dhe përdorimi i tij në turmë të konsiderohej terrorizëm i brendshëm, siç dje ishte dhe u provua i tillë! Nuk dëgjoi kush! Ështe ai efekti i të përtuarit per të menduar! Sot i pashë në rradhë të shkruanin tamam për molotovin si armë vdekjeprurese të përdorur nga një grup kriminal! Mirë shumë! Por mundesia per ta shkruar këtë në Kodin Penal u dogj të martën që shkoi se njeri aty përtoi të mendonte! Ndaj do vijoj ta them se të pertosh të mendosh është më krim se shpërdorimi i detyrës!" shkroi Braçe në Facebook

Postimi i Erion Braçes në Facebook
Lajmi kryesor:
Protesta e PD/ Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë! Koçiu: PD pagoi miltantë për 'revoltë popullore', fshihen pas të miturve










