U përplas me Adriatik Llallën, prokurori i Shkodrës Arben Dollapaj del i pastër, kalon Vettingun

Tiranë-Prokurori i Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj, ka kaluar me sukses procesin e Vettingut. Në seancën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë vendimin për Dollapajn, për të cilin ka vendosur konfirmimin në detyrë. Prokurori Arben Dollapaj ishte i pranishëm vetë në seancën e dhënies së vendimit. Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, vendosi konfirmimin e tij, ndërkohë që në seancën dëgjimore të zhvilluar më 3 gusht, rezultoi nga hetimet e KPK-së dhe raportet e ILDKPI-së, prokurori Dollapaj është i pastër.

Sipas hetimeve Dollapaj kishte si pasuri një apartament me sipërfaqe 76 metër katrorë në Bajram Curri, një shtëpi me sipërfaqe 113 m katrorë në Selitë të vogël, një shtëpi banimi në ndërtim e sipër në Valbonë dhe dy llogari bankare.

DSIK kreu gjithashtu verifikime për Dollapajn dhe doli në përfundimin se është i përshtatshëm për të ushtruar detyrën. Dollapaj ka patur përplasje me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, kur ishte drejtor në Drejtorinë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Dollapaj u transferua në Shkodër pas këtyre diskutimeve, ku nuk munguan akuzat ndaj Llallës që sipas tij ishte hakmarrë personalisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 06/08/2018 20:05

    Vetingu u zhvleftesua pas kalimit te artur malaj gjithcka tani u kuptua qe eshte farse

    Përgjigju
  • Loran shehu: 06/08/2018 10:55

    Arben Dollapaj esht nje njeri i ndershem dhe me integritet te plot moral normal qe do kalonte vetingun

    Përgjigju
  • Lali: 06/08/2018 10:19

    Para disa vitesh, ne nje bisede me z. DOLLAPAJ ne nje kafe, une dhe nje miku im "mbronim" prokuroret dhe gjyqtaret duke thene se nuk marrin para..dhe degjoni shprehjen me te bukur qe na tha z. Dollapaj : " c'thoni more ! Kur marr une qe s'marr, ata bejne namin!" Hahahahahaha...shume e bukur e thene nga nje koleg i seres se tyre.

    Përgjigju
  • Hysni Osmanaj: 06/08/2018 09:49

    Nuk kisha asnje dyshim ne punen dhe veprimtarine e tij, prita te publikohej edhe zyrtarisht konfirmimi per pastertine dhe vazhdimin ne detyre te juristit Arben Dollapi, ku me ket rast i uroj suksese te metejshme. Faleminderit qe na bere te ndjehemi krenar per JU!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg