Prokurori Arben Dollapaj del para Vettingut, KPK: Pasuri e justifikuar

Prokurori Arben Dollapaj del para Vettingut, KPK: Pasuri e justifikuar

Prokurori Arben Dollapaj para KPK

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj.

Prokurori Dollapaj ka qënë vetë i pranishëm në seancë, pa praninë e avokatit përballë trupës gjykuese, e cila përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, të cilëve u ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë. Vendimi për të do të merret më datë 6 gusht.

Sipas raportit të sjellë nga ILDKPI, Dollapaj rezulton se ka pasuri të justifikuar dhe të deklaruar.

Në hetimin e thellur të KPK-së, Dollapaj rezulton se ka si pasuri të tij një apartament me sipërfaqje 76 m2 në Bajram Çurri; një shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2 në Selitë të vogël me vlerë 9 milion lekë; shtëpi banimi në ndërtim e sipër në Valbonë dhe dy llogari bankare. Gjithashtu rezulton se ka edhe një kredi prej 5 milion lekësh.

Lidhur me shtëpinë në Tiranë të blerë në vitin 2011, prokurori ka deklaruar si burim financiar kursimet personale dhe një hua nga kunati prej 25 mijë dollarësh.

Si përfundim, deklarimet dhe provat e vëna nga subjekti janë korrekte përfshi edhe një leje legalizimi për shtesë kati prej 123 m2 në shtëpinë e blerë në vitin 2011. Të dhëna që konfirmohen edhe nga zyra e legalizimit. Prokurori Dollapaj ka deklaruar gjithashtu se motrat që jetojnë në Amerikë i kanë dhuruar gjithsej 7 mijë dollarë në disa vizita që i ka bërë gjyqtari.

Edhe DSIK ka kryer hetimin e saj përsa i përket anës së figurës duke dalë në përfundim se Dollapaj është i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.

Arben Dollapaj ka mbajtur më herët postin e drejtorit në Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, ku pati edhe përplasje direkte me Kryeprokurorin e Përgjithshëm të asaj kohe, Adriatik Llalla. Dollapaj u largua nga posti dhe u transferua në Shkodër, pranë  Apelit. Pas kalimit të tij, nuk munguan akuzat ndaj Lallës, duke e konsideruar si hakmarrje personale për shkak të qëndrimeve kundërshtuese.

(Arben Dollapaj para KPK-së)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Pas seancës dëgjimore, Dollapaj për mediat: Nuk dua të indimitoj procesin

Pas seancës dëgjimore të zhvilluar ditën e sotme, gjyqtari Arben Dollapaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Dollapaj është shprehur se nuk do të flasë pasi nuk do që të intimitojë procesin.  

Nuk dua të indimitoj procesin pasi trupa gjyqësore është tërhequr për të marrë vendimin.

Arben Dollapaj

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Huaja: 03/08/2018 10:43

    Veting leshi Hua kunati dhe tezeje u sjell 1 million une po deshet Huate i jep vetem bankare,ato quhet ligjore qe mund ti kontrolloj. Kur gjeni pse mos te taĺleni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë