28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua dje në syrin e majtë gjatë protestës së dhunshme, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin e Traumës.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe QSUT, për të përcaktuar vijimësinë e trajtimit.
Burime për Report Tv thonë se i riu pritet të dërgohet për trajtim të specializuar jashtë vendit. Vishkulli është nisur për në Romë te Italisë, për një tjetër operacion.
“Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer. Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. Përsëri stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitektromisë me heqjen e trupit të huaj, që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specialisuar për retinën, traumat në Itali", tha mes të tjerash Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, në një deklaratë për mediat.
Ndërkohë burime nga bluzat e bardha shtuan se ka shumë punë përpara deri në rikuperimin e gjendjes dhe aktualisht nuk mund të thuhet a e ka humbur shikimin në njërin sy, sepse duhet pritur 48-orë nga ndërhyrja e parë.
I riu Vishkulli dyshohet se u plagos gjatë protestës me plumb gome të gjuajtur nga efektivët e Policisë, por kjo gjë ende nuk është e konfirmuar, ndërkohë që hetimet vijojnë. Pas dëmtimit në Sheshin Skënderbej, Vishkulli u dërgua në Spitalin e Traumës me automjetin e Report TV.
Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, është shprehur se 28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së dhunshme, do të dërgohet në Itali, për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.
Ndërhyrja e dytë do të bëhet për heqjen e trupit të huaj nga syri (që dyshohet të jetë plumb gome i goditur nga Policia). Mema tha gjithashtu se pas operacionit të dytë, do të mund të ketë të dhëna nëse të riut i ka humbur plotësisht shikimi në syrin e majtë, ose jo.
“Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer. Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. Përsëri stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitektromisë me heqjen e trupit të huaj, që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specialisuar për retinën, traumat në Itali. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët janë vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit sot. Jemi në bashkëpunim me mjekët atje sesi do të kryhet ndërhyrja e dytë dhe si do të jetë vijimësia në të ardhmen. Përsa i kërket shikimit, është në të gjithë protokollet ndërkombëtare, kryhet ndërhyrja e parë dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar. Kjo do duket në ditët në vijim”, tha mes të tjerash Mema.
-
Kjo tregon qe ska specialist ne Tiranë do zoti bejne dicka ekselenza Italiane ! Ka ardh koha qe Gen Z protestuesit student dhe Qeveria te futen ne negociata ! Ky djali duhet te jete po ashtu negociator pasi do zoti rekuperohet! Duhet nje zgjidhje per reformen zgjedhore dialog diplomatik! Aty ku diplomacia ka vdekur , gjémon dhuna! Te humbase shikimin do zoti jo, nje djale i ri per politiken e ditës shume keq !
Përgjigju -
Pse nuk e sollet ne Gjermani ne kliniken time. E keni te njohur zonja Vilma?
Përgjigju -
Mos harroni ta dergoni me shpenzimet e shtetit se u plagos ne krye te detyres.....
Përgjigju -
Kjo ashte demokracia ha ha ha Lavdi PPSH
Përgjigju-
Po ti demokraci quan zjarrin qe i vune atij policit? Apo ai nuk eshte pjese e grupit Lushaj dhe hajde ta djegim. Shko mer qoftexhi i Saliut
-
-
Te shkoje prap mbrapa Stresit se jane studente si stresi nga 40 vjec apo 50 vjec, ti shkoje mbrapa edhe plakut mere te mbroje pasurit e ktyre hajduteve si te majte e te djathte,Shikoni se po behen protesta edhe ne Milano per nuk u djeg e shkaterru asgje ,sepse policia e ushtria doli dhe nuk i la te ishin te maskume i shoqeruan ne polici kush ishte i maskum kurse ne tirane dalin nje grup vajzash qe ju fuket sikur po bejne dicka te bukur duke mbulu kto te maskuarit,
Përgjigju-
Ne koke tende Arta
-





Komente
Komento