3 muaj betejë për jetën, vdes i riu që u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli në Elbasan! Xhovana akuzoi Dumanin si porositës

TIRANË- Një shpërthim me tritol për motrat Nikolli në Elbasan rreth 3 muaj më parë, i mori jetën padrejtësisht një të riu. 29-vjeçari Enea Thomaraj ka ndërruar jetë, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.

Burime për Shqiptarja.com konfirmojnë se riu ndërroi jetë në spitalin e Traumës mesnatën e 4 tetorit dhe nuk ia doli dot betejës gati 3 mujore për t’u shpëtuar plagëve që mori padrejtësisht nga një shpërthim që nuk ishte shënjestër.

Shpërthimi ndodhi më 14 korrik 2024, në katin e katërt të një pallati në lagjen "Haxhias" të Elbasanit, aty ku banonin prej dy muajsh edhe dy motrat, të cilat si porositës të shpërthimit me tritol kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Autori i kësaj ngjarjeje ende nuk është vënë para drejtësisë. Policia e Elbasanit ka informuar më herët se e ka identifikuar personin që ka vendosur tritolin në banesën e dy motrave Nikolli, por ende nuk është rënë në gjurmët e tij.

Babai i 29-vjeçarit, duke folur pas shpërthimit të 14 korrikut kërkoi drejtësi, ndërsa tha se djali ishte çuar për të shkuar në tualet, kur nga shpërthimi i fuqishëm i tritolit, i ka rënë dera sipër. Dy motrat Nikolli dhe familja Thomaraj janë fqinjë.

Pas kësaj ngjarje, Xhovana Nikolli akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit. Dumani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli. 

O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”- ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli.

Dosja e shpërthimit me tritol po hetohet nga SPAK, së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre, Alda, kishte nisur një romancë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Tritoli u vendos për të, por u vra një i pafajshëm, reagon Xhovana Nikolli

Xhovana Nikolli ka reaguar pas lajmërimit të vdekjes së 29-vjeçarit Enea Thomaraj në spitalin e Traumës.

Nëpërmjet një Insta Story, Xhovana ka shprehur ngushëllimet familjarëve për të riun.

“Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti iu dhëntë forcë, të përballoni këtë dhimbje. Ju prehtë shpirti në paqe”, shkruan Xhovana Nikolli.

Po ashtu e reja ka vendosur si foto profili edhe shiritin e zi i cili simbolizon vdekjen e një njeriu.

Ora 11:26
I riu vdiq nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, flasin fqinjët e viktimës: E dhimbshme, vjen tjetri të merr jetën në shtëpinë tënde! Nga i keqi e pëson dhe i miri

 

Enea Thomaraj është 29 vjeçari i cili ndërroi jetë pas 3 muajsh në koma, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.

Pas lajmërimit të vdekjes disa nga fqinjët dhe banorët që jetojnë në këtë zonë kanë thënë për Report Tv se kjo është një ngjarje mjaft e dhimbshme për familjarët e viktimës.

“Ato dy vajzat ishin qiraxhie aty, ku e dinim ne se çfarë kunjash kishin ata me njëri-tjetrin, e ha ai tjetri kot, i pafajshëm. Nuk kanë pas asnjë lloj konflikti me njëri-tjetrin”, thotë një komshi i 26-vjeçarit për Report Tv.

Ndërkohë një person tjetër është shprehur se ai ishte djali që me punën e tij mbante shtëpinë.

“As vet se di, se besonim se do të ndodhte. Çun baba çun nga të gjitha anët, i vetmi ai në atë familje që e mbante shtëpinë. Njeri pa fjalë, pa asnjë lloj diçkaje, të jesh në shtëpinë tënde dhe të ndodhi kjo, është katastrofë, s’ka më keq" , shprehet fqinji për Report Tv.

“Autori s’është kapur akoma, iku mori dhenë. Iku u harrua tani. Ja shteti jonë, ka më keq, vjen tjetri të merr jetën”,shprehet një tjetër fqinj për Report Tv.

Një tjetër banor që jeton në këtë zonë ka thënë për Repot Tv se i riu ka vuajtur gjatë këtyre muajve në spital.

“Është shumë e dhimbshme! Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekje. Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. Ato (vajzat) nuk jetojnë më këtu. Them se kam siguri si qytetar, se janë gjëra që ndodhin se qe shkaktar tjetër punë kjo”, tha një banor i zonës për Report Tv.

“Nga i keqi e pëson ai miri! Gjynah, djalë i mirë, mjerë nëna dhe baba. Më keq nuk ka ku të shkojë”, tha një person tjetër për Report Tv.

Ora 08:20
'O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashurën’, deklarata që i mori jetën 29-vjeçarit të pafajshëm në Elbasan

 

Enea Thomaraj luftoi për gati tre muaj për jetën por nuk ia doli t’u mbijetojë plagëve nga shpërthimi me tritol në apartamentit e fqinjëve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

29-vjeçari ndërroi jetë te Truama. Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin.

Pak ditë para shpërthimit me tritol, Xhovana Nikolli kishte bërë një deklaratë ndaj Nuredin Dumanit. 

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”- ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/10/2024 00:39

    Keqardhje qe humbi jeten nje i pafajshem per shkak te dashnoreve te krimineleve! Perse shteti nuk e shpuri ne nje klinike perendimore,ndoshta do te kishte nje shans me shume,po dergon jashte me parate e taksapaguesve te kurohen ca politikane pa vlere?!

    Përgjigju
  • Tani: 04/10/2024 17:17

    Elbasani eshte nen pushtetin e bandave me mbrojtje qeveritare.

    Përgjigju
  • GOLI: 04/10/2024 09:37

    PATJETER QE MOTRAT JANE VRASESET...DUKE SHFRYTEZUAR MENDJELEHTESIN E TE NDJERIT DHE DUKE SHFRYTEZUAR VRASESIM ME DREDHIRAT E TYRA.....

    Përgjigju
    • Rrjeta: 04/10/2024 09:43

      Debil! Djali i mjere ishte ne shtepine e tij duke fjetur.

  • Ligji: 04/10/2024 09:29

    E rende shume, ngushellime familjes. Spak i leshit duhet ti heqe urgjentisht statusin dhe privilegjet ndyresires Dumani, nuk mund te tolerohet me per asnje arsye ne bote. Policia e Prodes sikur e kishte identifikuar ate qe vendosi tritolin, kush eshte ai? Turp

    Përgjigju
    • Taulant balla: 04/10/2024 10:48

      Ja ka von ushtari suel cels, per mi hek statusin dumanit, tjeter kun fle lepri

  • Hajriu: 04/10/2024 08:42

    Duhet denim me vdekje. Ky vend nuk behet ndryshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet