Rama prezanton gjeneralin Bardhyl Kollçaku si kandidat për deputet për zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si një nga kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë takimit në kuadër të programit "Deputeti që Duam", Kollçaku prezanoti veten, duke përmendur eksperiencat e tij në karrierë ndërsa u premtoi qytetarëve se do t’u gjendet pranë.

“Ajo që dua të ndaj me të gjithë është se vij siç u tha nga një familje e thjeshtë me 9 vëllezër dhe motra me prindër të thjeshtë, nëna është fermere e babai karrocier. Që në fëmijëri kam mësuar se me punë dhe djersë arrihet gjithçka. Kam shërbyer me detyra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit… në mision jashtë vendit.

Karriera ime ushtarake është e ndërtuar dhe me edukimin civil i cili në shumicën e rasteve është bërë individual. Do jetë një garanci që edhe në këtë karrier të re për tu shërbuyer dëgjuar të gjitha shtresat qoftë fermerët qoftë intelektualët qoftë ushtarakët, punonjësit e policisë për të gjithë institucionet e mbrojtjes por edhe për qytetarët e Beratit që i njoh mirë. U japo fjalën dhe garancinë e ushtarakut që do jem një nga ata në zemër në shpirt për të realizuar të gjitha projektet”, tha Kollçaku.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe ministrinë e Mbrojtjes lidhur me padinë që bëri për largimin e tij nga detyra para kohe. Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut për padinë dhe ka vendosur që atij t’i paguhet rroga por nuk ka pranuar që të rikthehet në detyrë. Bardhyl Kollçaku u lirua nga detyra një muaj para se t’i mbaronte emërimi. Në padinë e tij ai kërkoi që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet në mënyrë që ti ruhej statusi, t'i mundësohej pagesa dhe rikthimi në detyrë. 


Lajmi kryesor:

‘Deputeti që duam’, Rama: Mandati i dytë u thye në mes nga tërmeti e pandemia! Jam në skuadrën e Durrësit! Grupi i PS gati me lojtarë të rinj, 1581 kandidatë duan t'i bashkohen (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Drejt përfundimit ‘Veliera’ në Durrës, pritet të jetë gati para qershorit! Rama: Këtu të bëjmë festën e fëmijëve

Drejt përfundimit ‘Veliera’ në Durrës, pritet të jetë gati para qershorit! Rama: Këtu të bëjmë festën e fëmijëve