U shoqërua në polici, Nard Koka 
del nga komisariati pas 3 orësh
Audio/Koka-policëve: Kush dha urdhër?

U shoqërua në polici, Nard Koka <br />del nga komisariati pas 3 orësh<br />Audio/Koka-policëve: Kush dha urdhër?
DURRES-Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka është shoqëruar në Polici këtë të premte, ndërsa u la i lirë pas 3 orësh. 

Shkak për shoqërimin është bërë një sherr i tij me punonjësit e policisë sepse i hoqën patenten të birit. Djali i Kokës është kapur teksa udhëtonte me shpejtësi në zonën e ish Kënetës. Policia Rrugore e ka gjobitur për kundravajtje në rrugë, i hoqi patentën, si dhe i bllokuan makinën, veprime që janë konsideruar të padrejtë nga i ati.

Leonard Koka ka dalë në mbrojtje të të birit duke debatuar ashpër me policët e rrugores.
 
Kjo ka bërë që blutë ta shoqërojnë atë, së bashku me të birin, në komisariatin e policisë së Durrësit për kundërshtim të forcave të rendit. 

Për konçidencë, shoqërimi në polici i Nar Kokës vjen vetëm një ditë para 1 prillit datë e cila shënon 4 vjetorin e marrëveshjes Rama-Meta, e negociuar pikërisht nga vëllai i ministrit të Mjedisit. 

Jo pa qëllim Leonard Koka njihet si "kumbari" i paktit të 1 prillit 2013 që shërbeu edhe si pikënisje për rikthimin e të majtës në pushtet në zgjedhjet parlamentare të atij viti.

Koka 3 orë në polici
Leonard Noka është mbajtur rreth 3 orë në ambientet e policisë së Durrësit pas shoqërimit për shkak të debatit të ashpër me policët e rrugores. 

Ai u shoqërua rreth mesditës së kësaj të premte, ndërsa la ambientet e policisë rreth orës 18:40. Në një prononcim për Report Tv, Koka sqaroi arsyet e ndalimit.

Ai hodhi poshtë pretendimet lidhur me kundërshtimin e bluve apo për motive politike, duke theksuar se vendimi ka qenë qëndrim personal i drejtorit të Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj.  

"Është injorancë e drejtuesve, nuk është sulm politik. Është injorancë e drejtuesve që influencohen nga debatet politike dhe duan të tregohen të zellshëm tek shefat e vet.  

Është një drejtues policie me të cilin nuk kam pasur marrëdhënie të mira me atë. Ai po dëgjoi emri tim në radio, thotë shoqërojeni"
, u shpreh Koka. 

Nard Koka u gris gjobën, ua hedh policëve para fytyrës
Burime nga Policia konfirmojnë për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se shkak për shoqërimin e Nar Kokës është bërë grindja që ka pasur me punonjësit e Policisë së Durrësit pas një gjobë që ata i kanë vënë të birit.
Duket se padrejtësinë nuk e ka duruar i ati, i cili ka vendosur të shkojë në Policinë e Durrësit dhe të sqarohet mbi gjobën e vendosur ndaj të birit. Por sqarimi ka degjeneruar në konflikt. 
Burime konfirmojnë se vëllai i ministrit u ka grisur gjobën dhe ua ka hedhur para fytyrës policëve të pranishëm. 

"Kumbari" i marrëveshjes Rama-Meta në 1 prill 2013
Leonard Koka, vëllai i Lefter Kokës, njihet si njeriu që bëri të mundur  marrëveshjen e 1 prillit 2013 mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
 
Deri në atë kohë, LSI ishte në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike pas një pakti të firmosur verën e 2009-ës.
 
Negocimi i Kokës shërbeu për bashkimin e të majtës dhe për pasojë rikthimin e socialistëve në pushtet për herë të parë që prej 2005-ës kur fitoi e djathta.
 
Pak muaj më parë Lefter Koka u përfshi në replika të ashpra me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ku në SMS-të e shkëmbyera nuk kursehej as fjalori i rëndë. 

Redaksia Online
l.q/d.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë