Dom Ernest Troshani ka folur sot pas lajmit se Papa Françesku e shpalli Kardinal ku në një intervistë për programin shqip të Radio Vatikanit ka thënë se nuk e priste një gjë të tillë.
Dom Ernesti ka shtuar se ai ka qenë duke marrë pjesë në lutje kur ka dëgjuar nga Ati i Shenjtë se në Shqipëri Kardinal është emëruar pikërisht ai.
Ai ka falenderuar Papën për këtë emërim, por nuk ka lënë pa bekuar gjithë popullin shqiptarë tashmë si Kardinal.
Dom Ernest Troshani ka theksuar se populli shqiptar gjithnjë ka qenë i lidhur me kishën ndonëse për disa dekada iu mohua e drejta e besimit.
Ai ka dhënë një mesazh për gjithë shqiptarët që ta duan Zotin dhe të duan e respektojnë njëri-tjetrin.
“Rastësisht isha i ftuar kur ati i shenjtë tha emrin tim. U habita, as nuk i besoja dhe kjo ishte ngjarje e papritur dhe e pabesueshme. Nuk isha njoftuar më përpara, ishte e papritur, nuk e besova. Ky është një nder shumë i madh që më bëhet. Shpresoj që të jem i denjë për këtë detyrë dhe të bëjmë që të gjithë ta duan Krishtin. Falenderoj të madhin Zot që na ka dhënë durim që të përballoja torturat që më janë bërë që në hetuesi. Jam munduar që të jem besnik ndaj Krishtit. Kam shërbyer gjithmonë për të përhapur krishterimin edhe kur isha i burgosur në Spaç apo në çdo familje pas vitit 1990 në mënyrë që të kthehen të gjithë nga Zoti. Është një nder i madh që ati i shenjtë i bën edhe popullit shqiptarë pasi ai ka qenë besnik i krishterimit dhe papatit. Unë jam arrestuar në vitin 1963 dhe kam dalë nga burgu në vitin 1990. Gjithçka e kam kaluar me ndihmën e të madhit Zot, të gjithë kemi vuajtur, të rinj e të moshuar. Na ka ruajtur i madhi Zot. Misionin tim e kam vijuar në shumë zona dhe falë Zotit më ka dhënë edhe shëndet për të qenë zëdhënës i madh i mësimeve të Krishtit. Është nder i madh. Ne si shqiptar i kemi pasur ndjenjat, besnikërinë dhe besimin tek Krishti. Mesazhi im është që të lutem për njëri-tjetrin dhe të duam njëri-tjetrin. Të ndihmojmë njëri-tjetrin e të lutemi me dashuri. Toleranca fetare në Shqipëri është karakteristike, ne nuk kemi përçarje fare. Ne na duhet të jemi të bashkuar dhe të duam njëri-tjetrin. Buzëqeshjen e gëzimin duhet ta pasqyrojmë të gjithë dhe të jemi bashkatdhetar. Nënë Terezën e kam takuar në vitin 1991. Ky ka qenë udhëtimi im i parë me Nënë Terezën, ajo ishte figurë e madhe që na drejtonte zemrat tona. Jeta e saj ishte pasqyrim i gjallë i dashurisë së njeriut për njeriun. Është një yll që shndërrinë në kishën shqiptare. Falni ata që ju kanë bërë keq, duajini të gjithë, ky ka qenë misioni im. Duhet paqe, vëllazëri, lumturi mes nesh. Për të rinjtë dhe familjet shqiptare kam një mesazh, dua t’iu uroj dashuri vëllazërore, të ndihmojmë ata që janë në vështirësi, të triumfojë paqja, dashuria, begatia, lumturia e harmonia në çdo familje. Zoti e bekoftë të gjithë popullin shqiptar,ta duam Krishtin, të lutemi, të bashkohemi në paqe, vëllazërim, të duam Zotin, të kemi besimin e Zotit, harmoninë e begatinë.” tha ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com