Deputeti Tom Doshi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, ndërsa pas daljes nga seanca e sotme plenare u shpreh se nëse bëhet veting në politikë, ikën gjysma e parlamentit.
Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë, vilat, makinat, jeta e luksit dhe ta shohim si del.
Tom Doshi
Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA. Në vendimin e DASH, thuhet se "në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë". Deputetit Doshi, bashkëshortes së tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.
Ok Tom. Me ty jam.Vetting per gjithe halet e politikes.
PërgjigjuTom, une mendoj 90%
PërgjigjuO Tom shko puno token se te ka ngel djerre se nuk je per kete pune ti shko o lumemadh c tu desh politika ty
PërgjigjuPa merak do bjme si do bejme
Përgjigju