Shkup, Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi
Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi
Prokuroria maqedonase i kërkoi të martën Gjykatës Themelore në Shkup që të vendosë masën e parburgimit për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykata e miratoi kërkesën.
Zoti Grubi dhe shtatë persona të tjerë dyshohen për manipulime në "Lotarinë Shtetërore" gjatë kohës kur ai mbante postin e lartë qeveritar. Zoti Grubi ndodhet jashtë shtetit.
Artan Grubi, sipas prokurorisë, ka urdhëruar në mënyrë të jashtëligjshme dhënien e licencave për disa kompani të lojërave të fatit dhe kazino dhe është përfshirë së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami në prokurimin e manipuluar të paisjeve për Lotarinë. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është mbi 8 milonë euro, sipas njoftimeve të organeve të rendit.
Burime policore në Shkup thonë se zoti Grubi pak para bastisjes në banesën e tij të dielën është larguar në drejtim të Kosovës, duke shfrytëzuar një biznesmen dhe konsull nderi të Maqedonisë së Veriut në Kosovë për ta kaluar kufirin e vendit fqinj me një automjet me targa diplomatike.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski pas ardhjes në pushtet akuzoi "Lotarinë shtetërore" për veprimtari të jashtëligjshme, duke paralajmëruar se personat përgjegjës do të viheshin para drejtësisë, ndërsa zyrtarët e koaliciont qeverisës “Vlen” kanë akuzuar prej javësh zotin Grubi për përfshirje në korrupsion.
Një ditë më parë, përmes rrjetit Facebook, Artan Grubi bëri të ditur se ndodhej jashtë shtetit në një udhëtim privat, me dokumente të rregullta dhe se do të kthehej në Maqedoninë e Veriut, sapo të përfundonte detyrimet që kishte. Ai bëri thirrje që të mos spekulohej se ishte arratisur.
Hetimet ndaj tij filluan shumë shpejt pasi ish-zëvendëskryeministri Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti u përcaktuan nga Departamenti amerikan i Shtetit për përfshirje në korrupsion./ VOA
SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.3%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor
17 Dhjetor, 20:44
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
17 Dhjetor, 17:28
-
Jonila Godole për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën! I ka kënduar Partisë edhe pas viteve ‘90
17 Dhjetor, 16:26
-
Si fati i Parashqevi Simakut, gazetarja për Report Tv: Në Amerikë nuk do t'ia dijë askush se kush ke qenë
17 Dhjetor, 16:08
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor, 14:54
-
SHBA mesazh Berishës, gazetari Poli Hoxha: Iluzion, asnjë shans t’i hiqet non grata
17 Dhjetor, 14:30
-
S'ka asnjë shpresë për Berishën, SHBA 164 sanksione në Ballkanin Perëndimor! Askujt nuk iu hoq non grata
17 Dhjetor, 13:06
-
Berisha non grata, SHBA mesazh të prerë para zgjedhjeve: Vlerësojmë rolin e opozitës, por s’merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor
17 Dhjetor, 10:17
-
Pas Gazës, Libanit dhe Sirisë, Izraeli gati për frontin e katërt të luftës! Al Jazeera: Po përgatitet të sulmojë Jemenin! SHBA sulm ajror ndaj rebelëve Huthi
17 Dhjetor, 09:28
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor, 22:37
-
'Parashqevi ti je dashuri', apeli i Gjergj Lucës: Mos i shfrytëzoni këto momente për të treguar se jeni të ndjeshëm! Mbështesni artin dhe artistët (VIDEO)
16 Dhjetor, 20:13
Ja ndryshimi....,në Shqipëri me damkën non grata je deputet në parlament,je kryetar partie që pretendon të bëhesh kryeministër,je kryetar i shpellarëve...pse ka kaq shumë gomerë në Shqipëri.
Përgjigju