KOSOVA- Detaje të reja kanë dalë në sipërfaqe për ngjarjen e tragjike e cila ka ndodhur më datë 30 dhjetor në fshatin Pozhoran të Kosovës, ku kryefamiljari i familjes Zuka me një armë zjarri i ka marrë jetën brutalisht 2 djemve dhe gruas së tij.
Sipas albinfo.com, familja Zuka ishte e ndarë. Nëna Makfire jetonte së bashku me 2 djemtë e saj Arbër dhe Hamdi Zuka, ndërkohë që babai Fetah Zuka, “dora” e cila vrau 3 pjesëtarët e familjes së tij e më pas edhe veten jetonte në një lagje larg tyre, pasi me gruan ishin në proces divorci.
Mendohet që arsyeja e divorcit ka qenë dhuna që ushtronte Fetah Zuka ndaj bashkëshortes Makfire.
Burimi, më tej saktëson se familja ka arritur në Kosovë e ndarë dhe se nëna me djemtë kanë mbërritur me makinë, ndërsa babai i tyre, me avion.
Po ashtu djemtë dhe nëna kishin qëndruar në shtëpinë e re, që e kishin ndërtuar, me paratë e tyre dhe pa kontributin e babait të fëmijëve. Ata nuk e kishin dashur praninë e tij në këtë shtëpi.
Ngjarja tragjike, e cila përgjaku ditën e parafundit të vitit 2020, ka tronditur opinion publik. Kryefamiljari i familjes Zuka, pasi i ka drejtuar armën gruas dhe dy djemve të tij duke i marrë brutalisht jetën, ai ka vrarë edhe vetën.
Komuna e Vitisë e ka shpallur ditë zie më datë 31 dhjetor, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Pozhoran të kësaj komune. Në ditën e ndërrimit të viteve nuk ka pasur as festime në nder të 4 pjesëtarëve të familjes Zuka që humbën jetën tragjikisht.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
83.4%
-
Të gabuar
12.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor, 16:04
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor, 09:56
-
Ambasadori Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetime, pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit
20 Dhjetor, 21:20
-
Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025
20 Dhjetor, 20:29
-
Armenia njeh pasaportat e Kosovës
20 Dhjetor, 19:12
-
U zbulua në Rinas, ilaçi për ftohje a po trafikohet për të përzierë drogën?
20 Dhjetor, 17:25
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor, 16:58
-
Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për 3 fëmijët
20 Dhjetor, 15:42
-
Prokuroria Speciale e thërret për herë të dytë kryeministrin Albin Kurti për dëshmi
20 Dhjetor, 15:31
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04