Në një bisedë me Dagz, Meridiani ka folur për Donaldin ku është shprehur se ai është treguar shumë i ulët me zgjedhjen që bëri spektaklin e mbrëmshëm.
“Për mua ai u tregua shumë i ulët, ai atë gjë nuk e ka bërë me zemër, mbrëmë ai e bëri me llogari”,tha Meridiani.
“Unë këtu nuk i besoj shumë punës së zemrës, se ti duhet patjetër të nominosh dikë”,tha Dagz.
Donaldi u vendos para një zgjedhjeje të vështirë natën e spektaklit. Ai fitoi një udhëtim nëpër botë me Romeon, por për të realizuar këtë duhet të çonte tre banorë në nominim, përfshirë dhe veten.
I vendosur në siklet, Donaldi tha se do të çojë në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin.
Ai u shpreh se me Ilirin kishte dashur prej kohësh të kishte një përballje të tillë kurse me Meridianin nuk i ka pasur marrëdhëniet mirë kohët e fundit.