U vulos! Beatrix Ramosaj konfirmon ndarjen nga Donaldi?

U vulos! Beatrix Ramosaj konfirmon ndarjen nga Donaldi?

Që prej përfundimit të Big Brother VIP po përflitet historia e Beatrix Ramosaj me Donald Veshaj. Të dy ishin të pranishëm në festë gjatë mbrëmjes së kaluar, por nuk ishin në asnjë moment pranë.

Ishte Albani dhe Antigona që bënë postime për Beatrixën mëngjesin e sotëm duke i uruar vetëm asaj mirmëngjesi, ndërsa erdhi dhe reagimi i vetë këngëtares.

Ajo ka hequr Donaldin nga lista e ndjekësve në Instagram ndërsa në një postim shkruan: “Morning yjee, si fjetët?”. Në tjetrën shkruan “Fake Stories” duke nënkuptuar se ndjenjat kundrejt saj që mendonte se ishin të vërteta, në fakt nuk paskan qenë të tilla.

Nga ana tjetër, nuk ka ende asnjë reagim nga Donaldi, i cili nuk e ka hequr nga Instagrami Trixën ndërsa ndjekësit po kërkojnë ribashkimin e tij me Bora Zemanin.

30/5
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Razem: 22/02/2022 19:12

    Kombinimi Vlonjat-Kosovare ishte xerro,por nuk kuptoj disa persona qe deshmojne Donaldi te bashkohet me Boren kur ata ma shum kan nejt te ndame e me sherre per xhelozi te smun.Nuk menoj qe mund ta shtysh jeten me sherr tash e pare per xhelozi te teprume se normalja,kshtu qe ma mir me ken te lir e te gjejn gjithkush shokun dhe shoqen qe pershtaten.

    Përgjigju
  • Gradishta: 22/02/2022 19:10

    Ja kush është Donaldi,njeri pa karakter dhe i dobët,pasi gjithçka e bëri vetëm për lojë dhe as pak se e ndjente,si në rastin e parë kur takoi Borën ,apo i dërgoi varësen dhe kur na ra në "dashuri"për një javë me Trikxën vetëm pasi iku Semi,pasi duke qënë ajo nuk e bënte dot lojën.Shkurt ai ka qenë fallco dhe gjithçka ka qënë lojë dhe mashtrim për publikun dhe për dy vajzat si më lart.

    Përgjigju
  • hektor: 22/02/2022 15:35

    Eshte e pa kuptimte qe thone kerkojne bashkim me Bara Zemanin nderkohe qe ai ka nje vit i ndare.... Bara le te keroi bashkim me Vin Velin se djalin me ate e ka...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore