Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar pasi u zgjodh si anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë në Akademinë e Shkencave.
Me një shënim në facebook, ai e konsideron privilegj emërimin, ndërsa uron që me kontributin e tij, të mund të ndryshojë situatën me koronavirusin.
“Emërimi nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë si anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë është nder dhe privilegj i veçantë, të cilin e mirëprita me shumë kënaqësi dhe surprizë njëkohësisht.
Falënderim i veçantë shkon për Prof. Akad. Skënder Gjinushin (Kryetar i Akademisë së Shkencave) dhe Prof. Akad. Neki Frashërin (Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike), me të cilët do të jetë nder të punoj përbri.
Dashtë Zoti ofrohet si mundësi e shtuar për të ndihmuar sado pak situatën shëndetësore në Shqipëri me kontributin tim modest, pasi siç shprehet filozofi Henri Frederic Amiel:
‘Falënderimi është fillimi i mirënjohjes dhe mirënjohja është plotësimi i falënderimit.
Falënderimi mund të përbëhet vetëm nga fjalë.
Mirënjohja tregohet me veprime’”, shkruan ai.
Ai u zgjodh nga Akademia e Shkencave dje, pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, ndërsa u vlerësua si një specialist dhe një raportues i rregullt i informacioneve të reja në lidhje me COVID.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta politikani dhe aktivisti Arben Tafaj, u rrëzua nga lartësia në banesën e tij në Dajt, Veliaj: Humbje e madhe
3 Dhjetor, 10:46
-
Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit
2 Dhjetor, 18:21
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për gjykim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor, 19:36
-
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
8 Tetor, 21:49
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit/ Alimehmeti: Iku një djalë fisnik, pinjoll i një familje të madhe! Nesturi: Imazhi i tij bënte ndryshim! Çaça: Ishte mik me të gjithë
18 Shtator, 22:09
-
Vota gri dhe diaspora/ Nesturi: PS më e avantazhuar! Alimehmeti: PD është prapa, nuk kemi kohë
18 Shtator, 21:51
-
Opozita nesër në shesh/ Avokati Karaj në 'Repolitix': Këto protesta nuk sjellin produkt! Nesturi: Do festojnë marrjen e vulës
10 Korrik, 21:43
-
Spahiu: SHBA paralajmëroi ashpër Ramën, kur emëroi Ilir Beqajn me dosje penale të hapur
4 Korrik, 21:39
-
'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë
26 Qershor, 15:19
-
Pjesë e grupit të Bashës, Hasa: E identifikojmë veten si demokratët euroatlantikë! Berisha deshi luftë civile brenda partisë! Alimehmeti: Deputetët po lëvizin nga kahu i PD-së
18 Qershor, 21:34