Ujë me patëllxhan dhe limon, pija çudibërëse që ul kolesterolin dhe ju ndihmon të humbni peshë

Ujë me patëllxhan dhe limon, pija çudibërëse që ul kolesterolin dhe ju ndihmon të humbni peshë

Shumë njerëz zgjedhin të nisin ditën duke shtrydhur një kokërr limoni në një gotë me ujë të vakët. Ky zakon shumë i shëndetshëm jo vetëm që rizgjon organizmin, por edhe bën pastrimin e parë të tij falë elementëve të shumtë ushqyes që përmban.

Duke qenë se kemi hyrë në atë sezon të vitit, ku prodhimi i limonëve është më i ulët në krahasim me perimet e tjera ju mund ta zëvendësoni ose ta kombinoni me produkte të tjera. Patëllxhani është një prej tyre. Uji me limon dhe patëllxhan është një ndër lëngjet detoksikuese më të mira që mund të përdorni gjatë pranverës dhe në vijim. 

1. Ul nivelin e kolesterolit: Kolesteroli është një ndër armiqtë e heshtur të organizmit të njeriut që mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin kardiovaskular. Mënyra më e mirë për të frenuar prodhimin e tij në organizëm është duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të bëni sa më shumë aktivitet fizik. Patëllxhani dhe limon përmbajnë acid askorbik, njohur ndryshe si vitamina organike C që ul nivelin e lipideve në gjak dhe mbron venat dhe arteriet nga oksidimi.

Merrni dy patëllxhanë dhe ndajini në feta dhe më pas në kubikë. Futini në një enë qelqi me akull dhe lërini të pushojnë për pak. Më pas shtrydhni një kokërr limon. Fshini patëllxhanët me letër kuzhine dhe bashkojini me lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë të vakët. Pijeni këtë lëng 20 minuta para se të hani mëngjes.

2. Ju ndihmon të bini në peshë: Uji me limon dhe patëllxhanë jo vetëm që ju ndihmon të humbni peshë, po ushqen trupin tuaj me shumë ushqyes si minerale, fibra dhe vitamina të rëndësishme për trupin. Patëllxhani ka sasi të larta të vitaminës E, antikosidantë ku më e rëndësishme është antocianina, potasium, magnez dhe hekur.  Uji me patëllxhan dhe limon pastron dhe përmirëson funksionin e mëlçisë, mbron zemrën, kontrollon urinë dhe djeg kaloritë.

Merrni 5 patëllxhanë mesatarë, pritini në formë rrethi dhe vendosini në një kanë me ujë dhe pak kripë. Lani dy limonë dhe pritini po ashtu në formë rrethore dhe shtojini tek kana ku gjenden patëllxhanët. Lërini për dy orë dhe më pas kalojini në frulator. Filtroni ujin dhe futini të gjithë përbërësit në një shishe qelqi. Shishja duhet ruajtur për 1 javë dhe më pas pini nga një filxhan kafeje në ditë esëll dhe pak para fjetjes. Do të habiteni nga rezultatet e përftuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor