Ukraina akuzon Rusinë për ‘vrasjen dhe torturimin’ e punonjësve të centralit bërthamor

Ukraina akuzon Rusinë për ‘vrasjen dhe torturimin’ e punonjësve të centralit bërthamor

Centrali Bërthamor në Zaporizhia, Ukrainë

Kreu i Agjencisë për Energji Bërthamore të Ukrainës, Enerhoatom, akuzoi trupat pushtuese ruse në centralin e Zaporizhias për torturimin dhe vrasjen e disa punonjësve dhe për rrëmbimin e 200 pjesëtarëve të stafit. Presidenti i Enerhoatom, Petro Kotyn, i tha gazetës gjermane Funke se ai nuk e di se ku gjenden disa prej punonjësve të rrëmbyer.

Këto akuza vijnë në kohën e raportimeve për granatime të reja përreth gjashtë reaktorëve të centralit, teksa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimet për një katastrofë të mundshme bërthamore.

Kotyn tha se forcat pushtuese po kontrollojnë stafin e centralit për të kuptuar se besnikë të cilit shtet janë. Ai tha se të gjitha këto abuzime e kanë bërë shumë të vështirë për 1.000 punëtorët që ende gjenden në Zaporizhia, që të operojnë me këtë central, që është më i madhi në Evropë. Rreth 11.000 persona punonin në Zaporizhia para se centrali të binte nën kontrollin rus në mars të këtij viti, disa ditë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore raportoi gjatë kësaj jave se inspektimi i fundit në Zaporizhia tregoi se në këtë central ka një situatë të paqëndrueshme dhe duhen ndërmarrë “masa urgjente” për të shmangur një aksident bërthamor. Kjo agjenci ka paralajmëruar se mungesa e stafit dhe stresi me të cilin përballen punëtorët, rrezikojnë që të shkaktojnë edhe probleme në operimin e centralit.

Dy prej 14 inspektorëve të OKB-së po vazhdojnë të qëndrojnë në Zaporizhia për të monitoruar situatën e sigurisë.Më 7 shtator, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se “granatimet kanë dëmtuar linjat elektrike të Zaporizhias”, duke shtuar se këto dëme minojnë sigurinë bërthamore në këtë uzinë./REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rusia kërcënon se do të ndalojë eksportin e energjisë në Evropë, Ukraina pretendon se ka rimarrë qytete në Lindje


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv