KIEV, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria ukrainase konfirmoi sot se ushtria e tij po përballet me një forcë prej më shumë se 42 000 trupash, përbërë nga tre e katërta rebelë dhe një e katërta ushtarë rusë, mbështetur nga më shumë se 500 tanke, ekuivalenti i forcave të armatosura të një vendi mesatar evropian.
Ushtarët ukrainas dhe vullnetarët e angazhuar në luftime në lindje të vendit po përballen me një forcë totale prej 42 500 trupash, të përbërë në pjesën më të madhe nga rebelët si dhe ushtarët e forcave ruse", deklaroi ministri gjatë një takimi të Këshillit ndërparlamentar Ukrainë-NATO.
Në kuadër të këtij numri, rebelët përbëjnë 33 000 trupa, theksoi ministri duke lënë të kuptohet se numri i forcave ushtarake ruse i frohet 10 000 trupave.
Sipas Poltorak, këto forca disponojnë 556 tanke dhe pjesë të shumta artilerie.
"Një numër i tillë armatimesh do të mjaftonte për të armatosur një shtet mesatar evropian", theksoi ministri duke akuzuar Rusinë si organizatorin kryesor dhe sponsorin e konfliktit.
Që prej disa muajsh, Kievi dhe perëndimorët akuzojnë Rusinë për armatosjen e separatistëve dhe për vendosjen e trupave në lindje të Ukrainës.
Pavarësisht provave të shumta për pjesëmarrjen e ushtarëve rusë, Moska përgënjeshtron çdo përfshirje në konfliktin që ka shkaktuar më shumë se 6 400 të vdekur që prej muajit prill 2014./
/ec/










